E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sa do të kushtojnë studimet “Master” në të gjitha universitetet e vendit



Jonida Tashi

Përcaktohen kuotat dhe tarifat e studimit për studimet e ciklit të dytë dhe “Master” i nivelit i parë. Gazeta zbardh vendimin e qeverisë për kuotat e pranimit për programet e ciklit të dytë dhe “Master” i nivelit të parë, me kohë të plotë, si dhe tarifat e shkollimit për programet e studimit, të miratuara për vitin akademik 2008-2009. Kështu, kuotat e pranimeve në institucionet e Arsimit të Lartë, për programet e miratuara për vitin akademik 2008-2009, në ciklin e dytë të studimeve, me kohë të plotë janë 4110. Përkatësisht këto kuota janë ndarë në tre programe të ndryshme studimi si më poshtë; Për programet e studimit të ciklit të dytë (diplomë e nivelit të dytë, DND) 2960 kuota; Për programet e studimit “Master” i nivelit të parë (MNP) 1050 kuota; Për programe të dyta studimi 100 kuota. Në “Master” të nivelit të parë do të përfshihen të gjithë studentët, që do të jenë pjesë e sistemit 3 plus 2, të Kartës së Bolonjës. Të gjithë studentët që përmbushin kriteret, pasi kanë mbaruar 3-vjeçarin do të bëjnë një vit master. Ndërsa, për të ndjekur një master të nivelit të dytë, pranimi varet nga kreditet, por një master të tillë mund ta vazhdojnë edhe ata që kanë mbaruar sistemin akademik 4 vjeçar. Programet e studimeve të ciklit të dytë realizohen me 120 kredite dhe zgjatja normale e tyre është dy vite.
Shpërndarja
Pas ndarjes sipas tre programeve të mësipërme kuotat janë rishpërndarë sipas universiteteve përkatëse. Kështu, 2960 kuotat e pranimeve të reja për programet e studimit të ciklit të dytë, më kohë të plotë, janë shpërndarë në tre universitete të ndryshme të vendit, në Universitetin e Tiranës, në Universitetin Politeknik të Tiranës dhe në Universitetin Bujqësor të Tiranës sipas programeve të studimit (tabela 1). Po ashtu, edhe 1050 kuotat e pranimeve të reja për programet e studimit master i nivelit të parë janë shpërndarë sipas programeve të studimit në disa universitete të vendit (tabela 2). Ndërsa 100 kuotat e miratuara nga qeveria për një program të dytë studimi shpërndahen nga Ministria e Arsimit në bazë të kërkesave të universiteteve. Pas marrjes së këtij vendimi, universitetet duhet të shpërndajnë kuotat e vëna në dispozicion të tyre, në masën jo më pak se 30 për qind, për studentët, që kanë përfunduar ciklin e parë të studimeve, dhe jo më shumë se 70 për qind për ata, që i kanë përfunduar këto studime pranë tyre. Në rastet kur nuk ka kandidatë, që plotësojnë kriteret dhe kanë përfunduar ciklin e parë të studimeve, në institucionet e tjera të arsimit të lartë, universiteti ka të drejtë të plotësojë kuotën e vënë në dispozicion me studentët, që janë diplomuar në ciklin e parë në atë institucion. Kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve përcaktohen nga vetë universitetet dhe fakultetet në varësi të tyre dhe bëhen publike.
Tarifat
Qeveria ka përcaktuar edhe tarifat vjetore të shkollimit për studentët, që do të regjistrohen në vitin e parë, për të gjitha programet e studimit të ciklit të dytë, më kohë të plotë, në vitin akademik 2008-2009. Kandidatët, që u përkasin shtresave sociale, si të verbër, të shurdhër, invalidët, paraplegjikë dhe tetraplegjikë, studentë me aftësi të kufizuara, fëmijë romë apo fëmijë të policëve të vrarë ose të plagosur, për shkak të detyrës, ish-të përndjekur politikë, që do të fitojnë të drejtën në një program studimi, të ciklit të dytë, në institucionet publike të arsimit të lartë, do të paguajnë kuotë, në masën 50 për qind të tarifës së shkollimit. Këtë të drejtë do ta kenë edhe studentët e viteve më të larta, që u përkasin po këtyre shtresave sociale. Studenti i nënshtrohet vetëm një tarife vjetore shkollimi. Studentët përsëritës i nënshtrohen tarifës së shkollimit të vitit akademik, në të cilin vazhdojnë studimet. Në çdo program studimi, në ciklin e dytë të studimeve, me kohë të plotë, në vitin akademik 2008-2009, studentët e shkëlqyer nga cikli i parë dhe cikli i dytë nuk e paguajnë tarifën e shkollimit në vitin akademik pasardhës. Në programet e studimit “Master” i nivelit të parë për mësuesi, për ciklin e lartë të arsimit bazë, për lëndët Fizikë, Matematikë apo kombinimet e tyre, me kohë të plotë, në vitin akademik 2008-2009, studentë me mesatare, të ciklit të parë, jo më ulët se nota 8, nuk paguajnë tarifën e shkollimit. Kuotat e parealizuara në ciklin e dytë të studimeve, që mbeten të parealizuara pas shpërndarjes nga MASH-i, rishpërndahen sipas universiteteve dhe programeve të ndryshme të studimit po nga Ministria.

Tarifat për ciklin e dytë të studimit

Universiteti i Tiranës
Në Fakultetin e Shkencave të natyrës:
Fizikë 40 000 lekë
Matematikë 40 000 lekë
Të gjitha programet e tjera 56 000 lekë
Në Fakultetin Histori-Filologji:
Arkeologji 72 000 lekë
Trashëgimi kulturore 72 000 lekë
Të gjitha programet e tjera 48 000 lekë
Në Fakultetin e Shkencave sociale 60 000 lekë

Universiteti Politeknik i Tiranës
Në Fakultetin e Teknologjisë së informacionit 56 000 lekë
Në Fakultetin e Inxhinierisë elektrike 48 000 lekë
Në Fakultetin e Inxhinierisë mekanike 40 000 lekë
Në Fakultetin Gjeologji-Miniera 40 000 lekë
Në Fakultetin e Inxhinierisë së ndërtimit 60 000 lekë

Universiteti Bujqësor i Tiranës
Në Fakultetin e Bujqësisë dhe Mjedisit 36 000 lekë
Në Fakultetin e Bioteknologjisë dhe Ushqimit 40 000 lekë
Në Fakultetin e Shkencave Pyjore 36 000 lekë
Në Fakultetin e Ekonomisë dhe Agrobiznesit 48 000 lekë

Tarifat për “Master” i nivelit të parë në mësuesi
Tarifat vjetore të studimit për studentët, që do të regjistrohen në vitin e parë, në programet e studimit master i nivelit të parë, me kohë të plotë, për vitin akademik 2008-2009 janë:
Në mësuesi, për ciklin e parë të arsimit bazë në të gjitha institucionet publike të arsimit të lartë do të jetë:
Për lëndët Fizikë, Matematikë, Informatikë apo kombinimet e tyre 24 000 lekë
Të gjitha programet e tjera 32 000 lekë
Në mësuesi, për arsimin e mesëm:
Për lëndët Fizikë, Matematikë, Informatikë apo kombinimet e tyre 32 000 lekë
Të gjitha programet e tjera 36 000 lekë

Tabela 1
Kuotat sipas universiteteve për programet e ciklit të dytë

Universiteti i Tiranës
Emërtimet e programeve të studimit Kuotat
1.Biologji mjedisore 30
2.Biologji molekulare 30
3.Fizikë 30
4.Bioteknologji molekulare dhe industriale 40
5.Kimia industriale dhe mjedisore 30
6.Inxhinieria e proceseve kimike 30
7.Shkencat dhe teknologjitë ushqimore 30
8.Kimi-analiza kimike dhe vetitë e lëndës 30
9.Matematikë 30
10.Inxhinieri matematike dhe informatikë 30
11.Informatikë 40
12.Gjuhë dhe komunikim ndërkulturor dhe turistik 100
13.Përkthim letrar dhe interpretim 80
14.Gjuhësi 100
15.Histori 100
16.Arkeologji 20
17.Trashëgimi kulturore 20
18.Marrëdhënie ndërkombëtare 30
19.Gazetari 150
20.Përkatësi gjinore dhe zhvillim 120
21.Psikolog shkollor/organizacional 30
22.Psikolog klinik i zhvillimit të marrëdhënieve 30
23.Filozofi sociale 100
24.Shkenca politike-teori politike 60
25.Sociologji e zhvillimeve shoqërore 40
26.Punë sociale 100
Universiteti Politeknik i Tiranës
27.Inxhinieri elektronike 30
28.Inxhinieri e telekomunikacionit 30
29.Inxhinieri informatike 30
30.Inxhinieri elektrike 50
31.Inxhinieri mekanike 100
32.Inxhineri materiale 50
33.Inxhinieri tekstili dhe mode 30
34.Inxhinieri gjeologjike 80
35.Inxhinieri e burimeve natyrore 80
36.Inxhinieri gjeofizikë 20
37.Inxhinieri gjeomjedisi 20
38.Inxhinieri ndërtimi 150
39.Inxhinieri hidroteknikë 30
40.Inxhinieri gjeodezi 30
Universiteti Bujqësor i Tiranës
41.Inxhinieri agrare 150
42.Inxhinieri agromjedisi 50
43.Inxhinieri agroushqimore 60
44.Inxhinieri përpunim druri 20
45.Inxhinieri pyjore 20
46.Ekonomi dhe politika agrare 150
47.Finanncë-Kontabilitet 200
48.Menaxhim agrobiznesi 150
Gjithsej 2960

Tabela 2
Kuotat për master të nivelit të parë në mësuesi
Emërtimet e programeve të studimit UE USH UV UK UGJ
MNP në mësuesi në Gjuhë-Letërsi 60 60 60 60
MNP në mësuesi në Biologji-Kimi 80 80
MNP në mësuesi në gjuhë italiane 30 30
MNP në mësuesi në gjuhë gjermane 30 30
MNP në mësuesi në gjuhë frënge 30 30
MNP në mësuesi në gjuhë angleze 60 60 50
MNP në mësuesi në Matematikë-Fizikë 30 30 30 30
MNP në mësuesi në Mate-Informatikë 30 30
MNP në mësuesi në Histori-Gjeografi 60 60
Gjithsej 410 350 30 140 120

17 Tetor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›