E Diel, 1 Nëntor 2026

Kursi i këmbimit, leku me kuota të qëndrueshme në tregun valutor



Gjatë ditëve të para të kësaj jave, monedha vendase Leku ka qenë në kuota të qëndrueshme në kursin e këmbimit me valutat kryesore të huaja, si me dollarin, edhe me euron. Në fillim të javës (e hënë), një dollar u shkëmbye me 90,3 lekë dhe u shit me 90,8 lekë, ndërsa në mesjavë (e enjte) u shkëmbye me 91,3 lekë dhe u shit me 91,7 lekë.
Ndërkohë, në fillim të javës, një euro u shkëmbye me 123,3 lekë dhe u shit me 123,8 lekë, ndërsa në mesjavë (e enjte) u shkëmbye me 122,6 lekë dhe u shit me 123,1 lekë.

OSBE: “Çështja e pronave, pengesë për investimet e huaja”

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka vlerësuar ditën e djeshme edhe çështjet e pazgjidhura të pronës. Sipas OSBE-së çështja e pronës është nja nga faktorët që kanë penguar investitorët e huaj në Shqipëri. Raporti vjetor i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, u paraqit dje edhe në Këshillin e Përhershëm të OSBE-së në Vjenë nga Ambasadori Robert Bosch. Ky raport ka në qendër të tij çështjet që kanë të bëjnë me reformën e pronësisë në Shqipëri. Kështu në lidhje me procesin e kthimit dhe kompensimit, OSBE thekson se “mund të bëhet më shumë për të rritur transparencën dhe për të përshpejtuar më tej procesin”. Sipas raportit vihet në dukje se, “duhet kryer një vlerësim i kërkesave në pritje të paraqitura pranë Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave (AKKP) dhe procedurat zbatuese duhen përmirësuar për të rritur efikasitetin”. Në raport thuhet se: “duhet ndërmarrë gjithashtu edhe një vlerësim mbi aftësinë e shtetit për të kompensuar ish-pronarët me të holla, pasi si ish-pronarët, ashtu si edhe qeveritë e kuptojnë se shteti nuk zotëron fonde të mjaftueshme për të kompensuar 100 për qind të vlerës së drejtë të tregut të sotëm, si kompensim për shpronësimet”.

17 Tetor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›