E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiperia ndihme vendeve te rajonit per anetaresim ne NATO

Samiti/Kryeministri Berisha takim me kreret e shteteve ballkanike

Kryeministri Berisha u zotua ne Lisbone se Shqiperia do te mbeshtese anetaresimin ne NATO te vendeve te rajonit tone sic jane Mali i Zi Maqedonia dhe Bosnja. Kjo u be e ditur nga Berisha dje gjate Samitit te NATO-s qe po zhvillohet ne kryeqytetin e Portugalise. Ne vijim e punimeve te ketij samiti u zhvillua edhe nje takim i kryetareve te qeverive dhe shteteve te vendeve te Kartes se Adriatikut A5 mes Kryeministrit Berisha Presidentit te Kroacise Ivo Josipovic Presidentit te Maqedonise Georgy Ivanov Presidentit te Bosnje-Hercegovines Nebojsa Radmanovic dhe Kryeministrit te Malit te Zi Milo Dukanovic. Ne kete takim u vleresua fakti qe Shqiperia dhe Kroacia jane tashme vende anetare te NATO-s dhe kjo gje u cilesua si nje faktor i rendesishem per konsolidimin e metejshem te sigurise dhe stabilitetit ne rajon.

Perfaqesuesit e tre vendeve anetare te Kartes se Adriatikut Maqedonise Malit te Zi dhe Bosnje Hercegovines te cilat ende nuk jane pjese e NATO-s shprehen vleresimin e tyre per kontributin dhe mbeshtetjen qe Shqiperia dhe Kroacia po i japin perspektives se Ballkanit Perendimor per anetaresimin e tyre ne NATO. Ata falenderuan Kryeministrin Berisha dhe Presidentin kroat Josipovic per ndihmen qe keto dy vende po i japin perpjekjeve te tyre per anetaresim si dhe aspirates se rajonit per integrimin euroatlantik. Nga ana e tij Kryeministri Berisha i konfirmoi anetareve te vendeve te Kartes se Adriatikut vendosmerine e qeverise shqiptare per te mbeshtetur aspiratat e tyre euroatlantike por edhe aspiratat e te gjithe vendeve te tjera te rajonit si dhe te ndihmoje keto vende me shkembimin e eksperiences se grumbulluar per hapat e metejshem drejt ketij integrimi. Po keshtu ne takim u rikonfirmua vendosmeria per politiken e dyerve te hapura per Karten e Adriatikut duke shpresuar qe ne te ardhmen edhe vendet e tjera te rajonit te behen pjese e ketij forumi te rendesishem. Ne takim u fol edhe nevojen e bashkepunimit te vendeve te rajonit tone ne fushen e mbrojtjes por edhe ne fusha te tjera perfshire edhe zgjerimin e kontributit te perbashket ne kuader te misioneve te NATO-s ne Afganistan.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›