E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi merr mimin Nderkombetar te Paqes ne Itali

Axhenda/ Kreu i Shtetit viziton muzeun e piktorit shqiptare

Presidenti Bamir Topi do te nderohet ne Itali me Cmimin Nderkombetare te Paqes. Kreu i shtetit shqiptar ndodhet per nje vizite treditore ne Itali ku eshte duke u zhvilluar Dita e 28 Nderkombetare e Paqes Kultures dhe Solidaritetit e cila organizohet nen kujdesin e institucioneve italiane. Ne dhjetor te vitit 2007 Presidenti Topi u takua ne Vatikan me Papa Benediktin XVI nga ku mori edhe uraten e Atit te Shenjte per anetaresimin e Shqiperise ne familjen e madhe europiane.

Axhenda e Presidentit

Kryetari i shtetit eshte i ftuari i nderit i qendres se studimeve Xhuzepe Donati ne Pistoja Itali e cila ne nje ceremoni solemne do ti dorezoje Presidentit te Republikes se Shqiperise Cmimin Nderkombetar te Paqes. Fjalen e hapjes se kesaj ceremonie do ta mbaje zevendespresidenti i Senatit italian Vanino Kiti me te cilin Presidenti Topi pritet te kete nje takim. Ne kuader te vizites ne shtetin fqinj Presidenti i Republikes do te kete takime te vecanta pune dhe me kryetaret e bashkise se qyteteve te Pratos Roberto Ceni te Pistojas Renco Berti po ashtu me perfaqesues te komunitetit shqiptar atje si dhe me presidentin e rajonit te Toskanes Enriko Rosi. Gjate kesaj vizite ne vendin fqinj Presidenti Topi do te pritet nga kryetari i bashkise se qytetit te Androdokos Mauricio Faina. Ne pranine e tij dhe te perfaqesuesve te tjere vendore kryetari i shtetit ne shenje respekti dhe perkujtimi do te vizitoje Muzeun qe mban emrin e nderuar te piktorit te madh shqiptar Lin Delija.

Influenca ndaj Vatikanit

Ne prill te ketij viti Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli kerkoi mbeshtetjen e Vatikanit per heqjen e vizave dhe anetaresimin ne Bashkimin Europian. Kerkesa e saj iu drejtua kardinalit Zenon Grocholevski. Kryetarja e Kuvendit ia dorezoi posacerisht kerkesen e saj kardinalit Grocholevski ne mjediset e Nunciatures Apostolike ambasades se Selise se Shenjte ne Tirane. Grocholevski i cili eshte nje prej kardinaleve me te njohur te Vatikanit me nje peshe te rendesishme permes karrieres se tij te gjate ne fushat e legjislacionit dhe edukimit vuri theksin tek zhvillimi i vendit. Pak dite me pare edhe ministri i Puneve te Jashtme Edmond Haxhinasto u takua ne Vatikan me Papa Benediktin XVI. Po keshtu shefi i diplomacise shqiptare konfirmoi edhe nje vizite te mundshme ne Shqiperi te Atit te Shenjte vitin e ardhshem. Ministri Haxhinasto i ka shprehur Papes mirenjohjen e Shqiperise per perpjekjet e Vatikanit per afrimin e religjioneve dhe qyteterimeve. Ne kuader te vizites se tij ne Seline e Shenjte ministri Haxhinasto beri edhe nje vizite ne komunitetin e Sant Exhidios. Duke vleresuar angazhimin e ketij komuniteti ne Shqiperi ne fusha te tilla si shendetesia arsimi ndihma ndaj shtresave ne nevoje si dhe ne rajon ne drejtim te forcimit te paqes dhe bashkejeteses ministri Haxhinasto shprehu besimin se bashkepunimi me kete komunitet do te forcohet dhe zhvillohet me tej ne te ardhmen.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›