Olta Xhacka Populli dhe arroganca e politikes
Kush mendon se Olta Xhacka ka gjithnje ate portretin qe shpalos kur ben akuza ne publik e ka fort gabim. E shohim qe larg ne nje nga lokalet e njohura te qendres se Tiranes. Qe pertej xhamit dallojme nje vajze qe rrufit e qete kafene e saj duke hedhur here pas here syte jashte andej nga gjethet e geshtenjave te egra kane nisur te mbulojne trotuaret. Perse vendosi te behej politikane Perse pikerisht nga Mjaft-i te PS-ja Si e mendon ajo politiken e sotme dhe cilat kane qene veshtiresite e saj ne nje rruge qe porsa ka nisur
Ne adoleshence ne rinine e hershme ju kishte shkuar ndonjehere mendja se do te ishit bere politikane profesioniste Si e mendonit atehere te ardhmen tuaj
Te them te drejten jo. Nuk e kisha menduar. Kam qene ne dileme per cfare do te vazhdoja studimet. Mbaj mend se isha e ndare mes filozofise dhe historise se artit. Rastesia e desh te merrja nje kurs universitar me nje pedagog shume te njohur te shkencave politike ne SHBA ku une studiova. Ky me nxiti pasionin per politiken e me orientoi ashtu si padashur te kryeja studimet ne ate fushe.
Ju vini nga nje levizje qe eshte shquar per qendrimin e saj kritik ndaj politikes. A ishte i lehte per ju kalimi nga Mjaft te politika vete
Levizja Mjaft synonte nxitjen e ndergjegjes dhe reagimit qytetar si instrumenti me i mire demokratik per ta bere politiken me te pergjegjshme ndaj interesit publik. Duke e pare politiken si shfaqjen e pasionit njerezor per te ndryshuar gjerat kalimi ne kete aspekt nuk me dukej i veshtire. Por nuk mund te them se nuk kam hasur veshtiresi kur kalimi jo thjesht ideor me perballi me fushaten elektorale me varferine e fukarallekun e atyre te cileve u kerkoja voten.
Mendoni se tashme e ardhmja profesionale e juaja eshte vetem politika
Politikeberja nuk eshte per mua qellim ne vetvete. Mendoj qe perfshirja e te rinjve ne politike sjell kontribut dhe vizion te ri per permiresimin e cilesise se jetes dhe adresimit te shume problemeve te cilat tashme i vuajme per vite me radhe. Deshira per te qene pjese e ketij ekipi me nxiti dhe me mban ne politike.
Perse pikerisht ne PS Perse jo ne nje parti tjeter Si ndodhi
Ne fakt kete pyetje ma kane bere shpesh sidomos gjate fushates elektorale. Familja e babait tim nuk i shpetoi persekutimit gjate regjimit totalitar. Stergjysherve te mi qe nderruan jete ne internim ende nuk u jane gjetur eshtrat. Keshtu qe lsquologjika e desh qe une te rreshtohesha djathtas. Ne fakt nuk e mendoj aspak keshtu. Ne nje vend te varfer si Shqiperia ku pjesa derrmuese e popullsise jeton ne zonat rurale ku qindra mijera jetojne ne kufijte e mbijeteses motori i zhvillimit do te ishin politikat e majta. Keto nderthurin dinamikat e tregut te lire me mbrojtje te konsiderueshme sociale. Une nuk jam peng i nje emocioni dhjetera vjecar qe daton me Luften Nacional Clirimtare apo me pas me regjimin totalitar e me pas akoma me renien e tij. Cfare ka te djathte te Sali Berisha ish-sekretar partie qe flet per lsquoreformen e kafshates e lsquovaskat me flori e qe do ta kishin zili edhe idhujt e tij te dikurshem per metodat antidemokratike me te cilat qeveris kete vend Cfare tiparesh demokratike sipas emertimit shfaq Partia Demokratike qofte ne organizimin e saj qofte ne filozofine e saj qeverisese
Une jam e majte se kam bindje te majta se mendoj se nje politike e majte do te ishte motori i zhvillimit dhe mireqenies per nje popull i cili pas 20 vjetesh tranzicion vuan mungesat me elementare. Dhe jam ne Partine Socialiste se besoj ne forcen emancipuese dhe aftesine qeverisese te ketij grupimi per te cuar perpara keto objektiva.
Si e ndiet veten ne kohet e para te marrjes me politike
Sigurisht nuk e pata te lehte. Ka qene nje vit i veshtire per te gjithe jo vetem per mua. Provova edhe greven e urise. Po me sfilitese se cdo gje eshte te kerkosh pareshtur nje te drejte qe te mohohet. Ate te transparences ku une kam bindjen se e kane zanafillen shume te keqija prej te cilave vuajme te gjithe si popull mbi te gjitha arroganca dhe papergjegjshmeria e pushtetit por edhe e politikes ne pergjithesi.
Meqe jemi tek arroganca e politikes ne pergjithesi cila ka qene pikepamja juaj mbi politiken shqiptare ne pergjithesi para se te merreshit me politike aktive
Nje kornize e ngushte ku perfshihen stanjacioni mediokriteti bajraktarizmi korrupsioni informaliteti e shume dukuri te tjera qe ky popull i vuan cdo dite.
Si mendoni perse eshte fort i perhapur nje mendim i cili e sheh politiken e sotme me mosbesim ne rastin me te mire me indiference A mendoni se politika ka mekate qe duhet ti laje sa me pare
Ky mendim vjen pikerisht nga ato qe permenda pak me siper. Sigurisht qe ka mekate. Me kryesori prej tyre eshte sigurisht deformimi i proceseve zgjedhore i cili vazhdon te prodhoje perfaqesi fiktive e pushtet te pamerituar arrogance e shperfillje. Per sa kohe qe vota e qytetareve nuk numerohet si duhet por vidhet nuk mund te pretendojme nje qeveri te afte e te pergjegjshme e cila administron vendin duke pasur ne epiqender te vemendjes nevojat dhe aspiratat e atyre qe i kane besuar voten. Per sa kohe qe vota vidhet dhe pushteti nuk varet nga verdikti i popullit askush nuk mund te kete iluzionin se politika do te shperfaqet si pasioni njerezor per te permiresuar jetet e njerezve sikunder duhej te ishte por si mundesia per te avancuar interesat e pak njerezve te veshur me pushtet ne kurriz te nje populli te tere.
Si e gjykoni nivelin e pergjithshem kulturor te Parlamentit Po niveli i kultures politike
Per cfare kulture e keni fjalen kur nga foltorja e Kuvendit te Shqiperise degjon fjalorin me te turpshem te dale nga goja e Kryeministrit i cili kur humbet ekuilibrin mendor permend kafka dhembe sholla kepucesh nena motra e femije ku Kryetarja e Kuvendit sillet me institucionin sikur ta kishte bajrakun e saj dhe kercenon se do ti nxjerre deputetet lsquojashte prej zhelesh Sa i takon nivelit te kultures politike mendoj se klasa politike kryesisht kjo qeveri ka deshtuar ne ndertimin e institucioneve dhe arritjen e pjekurise politike gjera qe jane absolutisht thelbesore ne nje shoqeri moderne te cilat jane gjithashtu sine qua non per anetaresimin ne Bashkimin Europian. Per sa kohe qe politika mbetet kaq konfliktuale per sa kohe qe deshtimet shiten per suksese dhe humbja e njeres pale konsiderohet si fitorja absolute e pales tjeter nuk mund te pretendojme pjekuri politike apo bashkepunim per te avancuar nje axhende qe reflekton interesat e te gjithe shqiptareve.
Thuhen shume fjale per luften kunder korrupsionit. Mendoni se deri me tani kjo eshte zhvilluar si nje qellim ne vetvete per te goditur kundershtaret politike apo si nje e keqe qe duhet minimizuar Cfare duhet bere me teper
Me lejoni tju sqaroj dicka. Opozita demaskon e denoncon korrupsionin. Ajo kaq ka ne dore. Mazhoranca ka instrumentet per ta luftuar ate. Karta antikorrupsion me te cilen Berisha erdhi ne pushtet ne 2005-n ishte koraca pas se ciles ai u fsheh per ta perqendruar perfitimin e paligjshem pra korrupsionin ne pak duar ne oborrin e tij familjar e politik. Sot besoj se nuk ka te madh e te vogel qe te mos e kuptoje se sa i rrezikshem eshte bere ky fenomen i cili ka licencuar pak njerez qe te zhvasin pasurine e nje kombi te tere qofshin keto toka male lumenj dete. Sigurisht qe eshte nje e keqe qe duhet minimizuar. Por insistoj cdo gje e ka zanafillen te vota e lire. Nje qeveri e pergjegjshme eshte nje qeveri qe i frikesohet vleresimit qe populli i ben performances se saj me voten e tij te lire.
Deri ne cshkalle eshte i politizuar sistemi i Drejtesise
Mendoj se eshte shume i politizuar. Po ju jap vetem nje shembull. Per sa kohe qe dekretet e Presidentit per Gjykaten e Larte e ate Kushtetuese votohen ne rresht nga mazhoranca pa asnje kundershti e pa asnje abstenim mund te themi pa hezitim se kemi te bejme me preferenca politike e jo me vleresim te kapaciteteve te profesionisteve te gjyqesorit. Pjesa tjeter pa dyshim eshte historihellip
Sa ka ndryshuar PS-ja me afrimin e politikaneve te rinj A ndiheni ju te qete ne marredheniet me bazen e partise apo ndieni ende shume diferenca
Ndjehem shume mire. Hapesira qe Partia Socialiste u ka hapur te rinjve eshte mjaft e gjere dhe une kam bindjen se perfshirja e tyre gersheton me se miri maturine pervojen dijet dhe energjine e brezave. Dhe nese opinioni publik hera-heres eshte shprehur skeptik per rinovimin e radheve te partise baza e ka mirepritur pasionin dhe energjine e brezit te ri.
Cfare duhet rregulluar ne PS
Duhen forcuar marredheniet me bazen.
A keni qene ju dakord me propozimet per revolta masive
Nuk jane propozime per revolta pasi kjo fjale nenkupton dhune. Propozimet jane bere per manifestime paqesore e demokratike. Ky popull ka nje revolte te brendshme te mahisur prej shume padrejtesish te bera ne adrese te tij e nese vendos te lsquorevoltohet ne menyre demokratike une do te jem pa dyshim ne krah te tij.
Zgjedhjet e ardhshme a mendoni se me gjithe ndryshimet ne Kodin Zgjedhor do te kete ende dy pale nje pale qe synon te vjedhe votat dhe nje tjeter qe ka frike se mos ia vjedhin ato Kjo ceshtje a eshte vetem pune ligji apo dicka tjeter
Nuk eshte vetem ceshtje ligji. Eumlshte padyshim edhe ceshtje vullneti politik per te hartuar e respektuar si duhet ligjet e vendit.
Perse ne politiken shqiptare ka kaq shume inate shikime te vrerosura sharje ofendimehellip
Sepse politika ketu te ne nuk ka moral. Sepse shpesh merr trajta personale e sulmi i baltes nuk kursen askend. Sepse ka ushtare qe bejne te fundit per ti treguar besnikeri atij qe i hapi deren duke dorezuar pavaresine intelektuale te pragu i partise.
Polemika Berisha-Rama nuk ju duket se eshte personalizuar ca si shume duke dale nga kornizat e nje debati normal politik
Mendoj se eshte e pashmangshme per sa kohe qe Kryeministri nuk jep llogari se si po e qeveris vendin por po merret gjithe diten me kryetarin e Partise Socialiste duke shpifur e trilluar ne perpjekjen e vazhdueshme per ti bere pis te gjithe.
A e shihni propozimin e fundit te Rames per materialet vendore si nje terheqje nga pozicionet e meparshme te PS-se
Propozimi i fundit i Rames eshte kontributi me i madh qe PS po i jep zgjidhjes se krizes politike ne vend.
Si e shihni te ardhmen e politikes shqiptare
Jam optimiste per nga natyra. Besoj te perkushtimi i ekipit tek i cili bej pjese.
Si eshte Olta jashte politikes. Si ndryshon Olta politikane nga Olta ne kohen e lire
Me e qeshur shpresoj. Preferoj te mendoj se kostumin e politikanes e var mbas dere ne fund te dites.
Cilesia njerezore qe respektoni me teper
Ndershmeria sinqeriteti.
Gjeja qe urreni me teper
Hipokrizia.
Ngjyra qe preferoni
E bardha.
Cfare lloj muzike degjoni
Rock italiane.
Cfare ju pelqen te lexoni
Veshtire ta perkufizoj. Letersi ruse dhe franceze kryesisht. Filozofi dhe art.
Befas kemi kaluar nga librat e muzika te zhgenjimet e politikes. E kuptojme se jemi zgjatur ca si shume. Le te rrotullohemi nga te duam serish te politika do kthehemi. Shume gjera kemi thene plot te tjera kemi lene pa folur. Jashte gjethet e geshtenjave te egra kane nisur te notojne nder pellgjet e shiut te vjeshtes se trete.
Kur them veshtiresi nuk kam parasysh vetem zgjedhesit qe kishit perballe por te gjithe atmosferen politike qe gjetet ketu...
Padyshim qe nuk e pata te lehte. Fushata eshte nje stermundim fizik sidomos kur e ke per here te pare e nuk i njeh ende kufijte e rezistences. Por pjesa qe vlen me teper eshte ajo qe perben sfiden me te madhe organizimi i strukturave infrastruktura zgjedhore fondet. Me shume trishtim kam perjetuar edhe perballjen me nje mori problemesh e hallesh qe njerezit vuanin perdite e qe me gjithe deshiren e mire nuk i jepja dot zgjidhje.
Ju thoni se duhen forcuar marredheniet me bazen e PS-se. Cfare do te thote kjo me konkretisht Pastaj a mjafton vetem kjo
Forcimi i marredhenieve me bazen do te thote struktura te mirinformuara te konsoliduara e te pergjegjshme te cilat promovojne mbi baze kriteresh te parapercaktuara individe me kontribut e vlera te spikatura e shtojne vazhdimisht radhet e tyre me kontribute te reja. Kjo sigurisht nuk do te thote se ato nuk ekzistojne pasi PS eshte e vetmja parti ne vend me nje demokraci te brendshme te admirueshme. Sidoqofte ka gjithnje vend per permiresime.
Nje nga aleatet tuaj me te njohur z. Ngjela ka perdorur deri para pak ditesh pikerisht kete term revolte masive. Madje ai la te kuptohej se opozita ishte shume pas kerkesave te popullit opozitar...
Besoj z. Ngjela i referohet nje ndjesie popullore qe e vene ne fjale te thjeshta nenkupton se ketij populli i ka ardhur shpirti ne maje te hundes. Ne nuk jemi nje force politike qe synon te prishe rendin e qetesine duke provokuar dhune. Nuk e kemi bere e nuk synojme ta bejme. Por sigurisht nuk mund te rrime pa perkrahur ata qe protestojne me te drejte kunder paaftesise e papergjegjshmerise se nje qeverie qe mbasi u vodhi voten po iu vjedh dhe pronen pasurine kombetare e mbi te gjitha po iu vjedh dinjitetin duke lene pjesen derrmuese te popullsise te jetoje ne kufijte e mbijeteses packa se jetojne ne nje vend te begate ne zemer te Europes.
Ky togfjaleshi vullnet politik eshte perdorur sa e sa here nga e majta dhe nga e djathta. A mund te jeni me e qarte se cfare kuptoni me te
Nenkuptoj nje predispozicion pozitiv per te hartuar ligje te cilat konsolidojne demokracine jo ligje qe konsolidojne pushtetin politik te atyre qe gezojne shumicen. Por edhe per ti zbatuar ato.
Ju thoni se propozimi i fundit i Rames eshte nje kontribut i madh per zgjidhjen e krizes. Kur eshte keshtu perse nuk u be me perpara. Mbase te gjithe do te kishin fituar kohe te vyer apo...
Une gjykoj se eshte koncesion mbi nje te drejte te cilen Partia Socialiste gjykon se e gezon jo vetem ajo por i gjithe populli shqiptar transparenca e votes si nje gur kilometrik qe duhet vene patjeter gjate rruges per te ndertuar nje demokraci funksionale. Nuk mendoj se duhet te ndihemi keq pse nuk e kemi bere me pare kete koncesion per te kursyer kohe. Mendoj se keq duhet te ndjehet Kryeministri i cili eshte detyruar te genjeje paturpesisht sa here pretendon se ben leshime ne funksion te zgjidhjes se krizes dhe hetimit te zgjedhjeve duke gjetur cdo menyre per te mos e realizuar ate. Nderkohe qe ne nuk kerkojme as me pak e as me shume se sa zbatimin e rezolutes se Parlamentit Europian per hetimin e zgjedhjeve.
Ju thoni se jeni optimiste per politiken shqiptare sa kohe qe i perkisni ekipit ku beni pjese. Po per pjesen tjeter te politikes ku nuk beni pjese por megjithate do ti keni interlokutore
Sigurisht qe edhe ne PD ka shume te rinj qe perpiqen te afirmohen ne politike. Ka pasur edhe te vjeter me kontribute te spikatura te cilet ndodhen jashte politikes per arsye te njohura. Kryeministri Berisha si kalores i vjetruar ne politike parapelqen vetem militante besnike te nje prerjeje me veten. Ata qe shtremberojne rreshtin apo krijojne sado pak ilaritet konsiderohen dezertore dhe ndeshkohen. Kam bindjen se largimi i Sali Berishes do te sjelle frymemarrje edhe nder radhet e Partise Demokratike per te evidentuar njerez me vlera.
Sa here dhe kur jeni ndier e zhgenjyer si politikane
Ka ndodhur shpesh. Kur ndeshesh me arrogancen e pushtetit.