Rama: PS kushtëzon hyrjen në Kuvend, nuk e kemi bojkotuar

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama në një konferencë për shtyp deklaroi se Partia Socialiste kushtëzon hyrjen e saj në Kuvend, por nuk e ka bojkotuar atë. "PS nuk kërkon ndryshimin e pushtetin në tavolinë, nuk e ka bojkotuar parlamentin, dhe pranon të hyjë në Kuvend në momentin që realizohen kushtet e vëna", theksoi ai.
Në kushtet e saj, PS ka kërkuar një ligj të posaçëm për të hetuar zgjedhjet e 28 qershorit dhe ngritjen e një komisioni me asistencën e OSBE-ODIHR. Po ashtu, Rama tha se PS kërkon të rikthehen në punë punonjësit e shkarkuar në fushatë si dhe të ndalohen reklamat pro qeveritare jashtë fushatës. Selia rozë ka kërkuar gjithashtu zbardhjen e vrasjes së deputeti socialist Fatmir Xhindi.
Rama tha edhe një herë se zgjedhjet e 28 qershorit ishin një shans i humbur për vendin dhe rezultati i tyre është i papranueshëm. Sipas tij legjitimiteti i institucioneve të dala nga këto zgjedhje është i cunguar.
Lidhur me tërmetin e rënë mbrëmë në Dibër, Rama ka shprehur solidaritetin e tij për rë dëmuarit nga lëkundjet sizmike. Kryesocialisti tha se i ka kërkuar qeverive vendore të PS-së që të vihen në kontakt me autoritetet vendore të zonës së dëmtuar dhe të konstribuojnë në një porces që ka nevojë për solidaritet.