E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vritet një grua në Shkozë të Tiranës

Share

Një grua 35 vjeçare është ekzekutuar sot pasdite në Shkozë të Tiranës. Viktima Eleni Basho, farmaciste, është qëlluar me tre plumba, ndërkohë që nuk dihen ende motivet dhe autorët e ngjarjes së rëndë. Viktima është qëlluar rreth 30 metra larg banesës së saj. Ajo humbi jetën rrugës për në spital. Fillimisht u fol se ishte një krim brenda familjes, por më pas u tha se i shoqi ishte në punë.

Ngjarja, e cila nuk ka asnjë pistë të qartë ka bërë që uniformat blu të shtrijnë pistat e hetimit në shumë drejtime, ndërsa dyshohet se kanë qenë dy vetë që e kanë ndjekur të ndjerën që nga farmacia e saj deri në momentin e pritës në errësirë, ku dhe i kanë shkrehur plumbat mbi trup.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›