Sa me hangër një maçok...
Ke punue shumë dekada
Ferrin po shikon së gjallit
Qeveria t’ka lënë prapa
A thue, je bir i djallit
Pensionistë o miqtë e mi
Që jetoni në Shqipëri
Xhepat bosh tan’ditët e motit
Ju kujtojnë për Vit të Ri..
Se pensionet në Shqipni
Jo veç dalin, por teprojnë
Me mbajt veten me kojshi
Kur ankohen, fort gabojnë..
Shtesa n’muej që ta dish
Kështu vendosën more shok
Baras me një kile mish
Sa me hangër një maçok
Djersa, muni, na shkoj kot
Pushtetarët si nxë gjumi
Tanë mbush xhepat plot për plot
Mjerë, kë e nxen zullumi.
Kështu si e kanë fillue
A thue, rrojmë pesëqind vjet
Tash, due me përfundue
Pensionistëve ju uroj shendet.