Sa mire me qene europian
NgaEDI LESI
Bashkimi Europian pritet te marre sot vendimin me te rendesishem per Shqiperine ne gjithe historine tone politike deri me tani. Vendi yne sot do te beje kapercimin e aspiruar ne shekuj nga Europa gjeografike ne Europen civile. Sic eshte bere e ditur...
...Keshilli i Ministrave i BE-se do te vendose paradite heqjen e regjimit te vizave me Shqiperine duke u krijuar mundesine qytetareve te vendit tone te levizin lirshem pertej kufijve.
Ky zhvillim pervec shume lehtesirave praktike dhe mundesive qe sjell per nje komb te robtuar e
hekakeq ne ambasadat dhe doganat e Perendimit u jep gjithashtu shqiptareve nje dimension te ri ne identitetin dhe orientimin e tyre europian. Me siguri qe heqja e vizave le gjurme te forte edhe ne perkatesine tone. Nuk mund ta gjesh veten ne nje entitet apo komunitet nese nuk qarkullon apo qendron dot aty. Kjo e drejte e fituar nga sot e ben njemend te deshifrueshem edhe per ne kodin e familjes ku enderrojme te bejme pjese.
Vendimi i sotem do te sjelle nje clirim psikologjik per shqiptaret. Kompleksi i kufijve ishte nje traume e vazhdueshme per te gjithe. Edhe per ate kategori qe merrnin ne fakt rregullisht leje qarkullimi per ne hapesiren Shengen. Ndodhte jo rralle qe edhe kur kishe ne xhep nje ftese te rendesishme qofte edhe nga BE-ja me vize te rregullt ne pasaporte serish ato 5 minutat e kalimit te oficerit te pikes kufitare ne aeroport zgjasnin pa fund dhe ishin vazhdimisht frustruese pasiqe ti vije nga Shqiperia dhe puna e donte nje kontroll te imet dhe shpesh jo miqesor.
Kjo barriere sot bie. dokush do te mund te shkoje ne Europe jo pse ka arritur te siguroje me shume mundime nje vize apo ftese por sepse eshte shtetas i Shqiperise dhe posedon nje pasaporte biometrike.
Te mesuar tashme me kete lajm qe qarkullon prej kohesh ne mediat tona mundet qe ngjarja e sotme te mos krijoje efektin e nje mrekullie. Dhe mrekulli pakkush pret. Megjithate pavaresisht kontekstit asgje nuk mund ta zvogeloje rendesine historike te 8 nentorit 2010.
Kemi te bejme me nje permbysje te madhe. Ka shume te rinj qe punojne dhe kane profesione te respektuara gjithashtu edhe te ardhura te mira qe ende nuk kane kaluar kufijte e vendit duke i bere kaq te pabarabarte ne shanse me bashkemoshataret e tyre italiane franceze belge gjermane etj. Pamundesia e qarkullimit ka prodhuar drama pa fund ne kete truall edhe pa kete privilegj mjaft tragjik. Legjenda e Doruntines perseritej vazhdimisht me kokefortesi ku shumekujt i duhej te kaptonte male e fusha per tu bashkuar apo per tu ndare me motren nenen vellain apo babane. Sigurisht ne menyre ilegale ne kerkim te nje mundesie.
20 vjet pas fitimit te lirise politike dhe hapjes me Europen shqiptaret marrin me ne fund nje perfitim konkret prej vokacionit te tyre perendimor. Kjo leje kjo liri fondamentale per te qarkulluar vjen sigurisht me vonese. Nuk eshte shume e lehte te argumentosh se si ndodhi qe populli me proeuropian ne Ballkan dhe ndoshta ne bote mund te shkonte deri me sot pa vize vetem ne Turqi. BE-ja e pakenaqur shpesh me politiken e Tiranes zyrtare ka ndeshkuar ne fakt qytetaret. Politika e shkopit nuk e solli kurre karoten. Gjithkush e di per ndihmat ekonomike financiare dhe asistencen e shumellojshme qe Brukseli ka dhene per ne. Mirepo gjithkush gjithashtu e di se ne nje vend ku gjithe populli enderron te shkoje ne Paris dhe ku baret e restorantet mbajne emrat e qyteteve te Europes pak vete kishin mundesine e prekjes se endrres me dore. Kjo perdite e me shume te bente te ishe skeptik per parimet kryesore te familjes europiane qe jane drejtesia dhe solidariteti.
Po flitet shume per rrezikun e kthimit te endrres ne makthin e dikurshem nese do te abuzohet me lirine per te qarkulluar. Kjo ka pak gjasa te ndodhe me nje popull te pamesuar me privilegjet. Mundi i madh per te arritur deri ketu do ti beje sigurisht shqiptaret te arsyeshem per te mos e humbur mundesine e dhene. Por edhe ne ndodhte me e keqja serish ia vlen qe nga sot qofte edhe per nje dite te ndihemi europiane. shte mire te jesh shqiptar por kjo nuk mjafton.