E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mos e shembni Pentamiden...

/ /

NgaKASTRIOT ISLAMI

Ne vitin 2008 per here te pare ne historine e pluralizmit shqiptar u ndryshua sistemi zgjedhor dhe u bene edhe disa ndryshime kushtetuese te rendesishme pa ndermjetesine e faktorit nderkombetar. Rama dhe Berisha drejtuan politikisht...

...kete proces superkonsensual qe mori per me teper vleresimet maksimale te nderkombetareve. Natyrisht qe aleatet e PD-se dhe PS-se pothuajse simetrikisht nuk e mirekuptuan kete reforme kushtetuese-ligjore me shume ata te PS-se por ne fund te fundit Parlamenti votoi me mbi 80 per qind edhe ndryshimet kushtetuese edhe ndryshimin e sistemit zgjedhor. Me ndryshimet e sistemit zgjedhor dhe ato kushtetuese te kryera me konsensusin me te gjere ne keto 20 vjet ne vitin 2008 synoheshin pese objektiva 1 opozite shume te forte dhe maxhorance/qeverisje me numra te vegjel por te qendrueshme 2 konfiguracion politik multipolar me 4-5 parti politike parlamentare dhe eventualisht qeverisje koalicioni 3 mandat katervjecar i pacenueshem i Kuvendit 4 stabilitet politik por nje beteje politike te forte ne Kuvend e kudo ne institucione 5 per rrjedhoje rritje te shpejtesise e cilesise se integrimit ne BE. Kjo do te thoshte ndryshe apo indirekt jo me i as nxitje artificiale te zgjedhjeve te parakohshme ii as bllokim te institucioneve iii as frenim te integrimit te vendit. Pavaresisht kritikave te kuptueshme nga aleatet e vegjel te PD-se e PS-se objektivat ishin realiste dhe per me teper me orientim integrues europian. Ishte konceptuar dhe miratuar projekti me konsensus qe mund te mbante emertimin PENTAMIDA.
Shembja e sistemit
politiko-kushtetues...
Por pas zgjedhjeve te vitit 2009 gjithcka rrodhi ndryshe per te mos thene ne drejtim te kundert me synimet dhe projektimin e vitit 2008...Per te qene te sinqerte e realiste zbatimi i asaj qe u vendos konsensualisht ishte me shume defekte tradicionale ne zgjedhjet e vitit 2009. Por nga ana tjeter reagimi i metejshem ishte i shperpjestuar dhe i pajustifikueshem. Mosmarreveshjet politike arriten ne ate nivel sa institucionet nderkombetare ta cilesonin situaten ne vend me termat krize politike apo ngerc politik. Nderkohe qe ambasadori i ri i SHBA-se la te kuptohej se ne themel te kesaj krize eshte thjesht lufta per pushtet.. lufta tradicionale per shembjen e asaj qe ishte ngritur legjenda e famshme e Rozafes.. Pavaresisht arsyeve dhe argumenteve nje pjese e te cilave te forta e racionale eshte e pajustifikueshme qe prej nje viti synohet te shembet sistemi politiko-kushtetues i ngritur me konsensus ne vitin 2008. Kjo perben nje sjellje tradicionale te lidhur me legjenden e shembjes por edhe nje precedent te rrezikshem dhe lehtesisht te perseritshem ne te ardhmen ashtu sic ka ndodhur deri me sot..
Shembja e stabilitetit politik...
Ne Parlament nuk kryhen dot reforma integruese sepse nuk funksionon maxhoranca e cilesuar ngaqe PS-ja ka vendosur marredhenie te kushtezuara me Kuvendin. PS-ja nisur vetem nga nje arsyetim politik ne diskordance/opozite me gjykimin e saj juridik dhe certifikimin nderkombetar tenton te ndryshoje pa sukses cilesimin per legjitimitetin e Parlamentit dhe institucioneve te rrjedhura prej tij. Pra te ndryshoje maxhorancen ne Kuvend ndryshe nga cfare ka vendosur duke miratuar me konsensus ne vitin 2008. Kerkesa per zgjedhje te parakohshme eshte nje tentative i per te shembur mandatin 4-vjecar te Kuvendit dhe ii per te permbysur apo ripermbysur me tej reciprokisht me marifete maxhorancen parlamentare. Nje tentative qe synon te shembe stabilitetin politik per te cilin jane marre te gjithe masat e nevojshme me ate cka eshte vendosur me konsensus ne vitin 2008. Kjo sjellje e vjeter e shembjes per me teper eshte po ashtu nje precedent teper i rrezikshem dhe lehtesisht i perseritshem ne ta ardhmen.
Shembja e konfiguracionit politik...
Shqiperia eshte vend demokratik ku me Kushtetute nuk figuron me mandati detyrues neni 70 i Kushtetutes qe do te thote se deputeti pasi fiton mandatin pavaresisht sistemit zgjedhor maxhoritar apo me liste partie nuk ka asnje detyrim dhe nuk merr asnje orientim as nga partia as nga votuesit dhe nga askush per sjelljen e tij politike. Dhe vetem ne kete kendveshtrim mund dhe duhet respektuar levizja e cdo deputeti. Por do te ishte e papranueshme nese kjo levizje do te nxitej apo frenohej politikisht apo akoma me keq nese kjo do te rezultonte korruptive. Lidershipi i PS-se dhe PD-se nisur nga angazhimi per realizimin e 5 objektivave kane detyrimin moral e politik te mos nxisin kete proces te degradimit apo te shembjes se konfiguracionit politik. Sepse ky do te ishte nje precedent i rrezikshem dhe lehtesisht i perseritshem. Levizjet e deputeteve jane nga pikepamja kushtetuese e demokratike te lejueshme por nxitjet/frenimet me inspirim politiko-korruptiv do te conin ne degradimin apo shembjen e konfiguracionit politik duke u kthyer pafundesisht ne bumerang per PS-ne e PD-ne reciprokisht.
Shembja e se majtes...
Nga pikepamja elektorale e majta e perbere nga PS-ja dhe LSI-ja eshte rreth 35 mije vota apo rreth 0.2-0.3 per qind me e madhe se djathta e bashkuar e perfaqesuar nga PD-ja dhe LZHK-ja e PDK-ja. E majta eshte dypolare me nje PS te madhe ne polin kryesor dhe LSI mesatare ne polin e dyte. Kurse e djathta eshte gati unipolare me nje PD te forte si pol kryesor dhe te gjithe partite e tjera te vogla qe ngjiten pas saj pa asnje problem. Kjo eshte arsyeja qe konfiguracioni politik kuvendor eshte tripolar me tri parti PD PS dhe LSI duke realizuar nje nga 5 objektivat e 2008-s vetem pjeserisht. Tentativat e PS-se per te eliminuar/zvogeluar LSI-ne jane te mbarsura me disa rreziqe. Se pari eliminimi apo rrudhja e metejshme e LSI-se do te shoqerohej me siguri me rrudhje te se majtes ne teresi sepse nje e majte me dy pole eshte ne gjendje te mbledhe me shume vota se djathta unipolare apo nje e majte njepolare dhe per rrjedhoje e majta do te humbiste avantazhin historik prej rreth 35 mije votave. Se dyti tentativa per te eliminuar/rrudhur LSI-ne e provuar dy here ne 2005 dhe 2009 me shume gjasa do te deshtoje duke detyruar LSI-ne sado te zvogluar te kaloje djathtas dhe ruajtur minimalisht te njejtin numer mandatesh vetem nga avantazhi i formules nga koalicioni me PD-ne rezultati me siguri do te ishte po ai i 2005-s dhe 2009-s pra PS-ja perseri ne opozite. Se treti tentativa per te eliminuar/rrudhur LSI-ne do te conte eventualisht ne nje konfiguracion politik gati dypartiak kur PD-ja dhe PS-ja ose do te kishin nje diference shume te vogel 71 me 69 deputete ne Kuvend dhe beteja midis tyre do te ishte shume e ashper ose rolin e king makerit te partise qe vendos per maxhorancen qeverisese do ta luanin ose nje parti me dy deputete ose vetem dy deputete duke e bere sistemin totalisht te paqendrueshem. Permbledhtas tentativa per te eliminuar/rrudhur LSI-ne nga ana e PS-ne ne vend te gjetjes se nje skeme te bashkimit te madh te se majtes do te kete me shume gjasa si efekt vetem mbajtjen e PS-se ne opozite. Ky eshte nje precedent tanime i provuar dhe i rrezikshem per tu perseritur nga PS-ja. Politikanet e majte duhet te kuptojne se e majta fiton vetem e bashkuar cdo opsion tjeter ose e mban PS-ne ne opozite dhe e shkaterron ngadale ose prodhon lufte te ashper politike midis PD-se e PS-se dhe nje konfiguracion te paqendrueshem politik.
Shembja e endrres europiane te shqiptareve...
Nje vit pas zgjedhjeve te vitit 2009 Shqiperia eshte ne ngerc politik dhe ende nuk gjendet dot zgjidhje per te dale nga kjo gjendje aq sa delegacioni i PE-se shprehet i zhgenjyer me Shqiperine. As qe behet fjale per te vazhduar ngritjen e pentamides e cila u konceptua dhe u projektua me konsensus. Perkundrazi perpjekjet jane 1 per te shembur raportet maxhorance/opozite 2 per te shembur konfiguracionin e brishte parlamentar me tri parti dhe kthyer ate ne konfiguracion politik dypartiak te dominuar vetem nga PS-ja e PD-ja 3 per te shembur institucionet e zevendesuar veprimin institucional me veprime jashte e anti sistemit 4 per te shembur mandatin katervjecar te Parlamentit permes zgjedhjeve te parakohshme dhe 5 per rrjedhoje per te shembur endrren e shqiptareve permes frenimit te procesit te integrimit dhe me konkretisht duke mbajtur pezull fitimin e statusit te vendit kandidat ne BE. Kjo sjellje ka cuar ne vleresimin e institucioneve europiane per te miratuar opinionin qe Shqiperia duket ende e pamaturuar per te fituar statusin e vendit kandidat per ne BE. Edhe ky eshte jo vetem nje sherbim negativ per vendin dhe imazhin e tij ne syte e partnereve nderkombetare por edhe nje precedent i rrezikshem dhe lehtesisht i perseritshem ne te ardhmen.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›