Kriminelët e luftës duhen dënuar
Ishte një lajm i mirë për Tribunalin e Hagës për Krime Lufte në Hagë. Ish-udhëheqësi i serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiç u dërgua në Hagë natën e kaluar. U krye. Njëri nga më të kërkuarit kriminelë të dyshuar për krime lufte mbërriti në Holandë. Që avokatët e tij kaq të zgjuar mundën ta spostojnë dërgimin e tij në Hagë, kjo do t'i sjellë pak kënaqësi Radovan Karaxhiçit. Burri që si doktor Dabiç shijonte i pashqetësuar banja në bregdetin Adriatik, në të ardhmen do të dëgjojë në rastin më të mirë vetëm fëshfërimën e valëve. Streha e tij e ardhshme ndodhet direkt në bregdetin holandez, më pak se pesë minuta me makinë nga Tribunali i Hagës për Krime Lufte. Ka pasur të akuzuar, të cilëve u është dashur të presin këtu me vite të tëra për fillimin e procesit të tyre gjyqësor. Por në këtë rast, pala akuzuese dhe gjykatësit patjetër do të nxitojnë. Prokuroria ka mbledhur mjaft dëshmi për ta akuzuar udhëheqësin e mëparshëm të serbëve të Bosnjës për gjenocid dhe krime të tjera.
Kryeprokurori Serzh Bramerc dhe ekipi i tij mund të mbështeten në një fond të tërë dëshmish dhe pohimesh të dëshmitarëve, nga proceset e para gjyqësore në Tribunal. Kështu për shembull, është konstatuar në instancat më të larta të Gjykatës që masakra e Srebrenicës ishte gjenocid. Për shkak të pjesëmarrjes së tij në këtë gjenocid, ish-gjenerali i serbëve të Bosnjës, Kërstiç, po vuan një dënim 35[-vjeçar. Pa asnjë dyshim, njeriun më të kërkuar në listën e Tribunalit e kërcënon dënimi maksimal: burgim i përjetshëm. Sido që të jetë, i akuzuari ka shansin që ta zgjasë procesin gjyqësor dhe që ta shpërdorojë sallën e gjyqit si skenë politike, siç e bëri deri në vdekjen e papritur në arrest hetimor Sllobodan Millosheviçi.
Ashtu si edhe ish-Presidenti jugosllav, edhe Karaxhiçi do të mbrojë veten para Tribunalit, i mbështetur nga një numër i madh këshilltarësh. Disa përplasje janë paraprogramuar në këtë drejtim. Prandaj prokurorët do të bënin mirë sikur ta përpunonin dhe ta tkurrnin edhe një herë aktakuzën. Karla del Ponte, paraardhësja si karizmatike, ashtu edhe kaotike e Bramercit, i mbushte aktakuzat shpesh kaq plot, saqë shumë procese gjyqësore dilnin jashtë kufijve. Në rastin e Millosheviçit puna zgjati në atë masë, sa i akuzuari nuk e përjetoi më vendimin për të. Del Ponte donte të nxirrte në pah rrjedhën e vërtetë të ngjarjeve dhe të jepte shembuj me gjykimet e saj. Pasardhësit të saj kjo nuk do t'i ndodhë. Serge Bramerc është një jurist i qetë, i matur dhe po ashtu kockë e fortë në profesion. Ndoshta është jo së fundi edhe meritë e diplomacisë së tij, që Radovan Karaxhiçi ra në rrjetën e autoriteteve serbe. Belgu mundi të bënte për vete pas perdeve shumë njerëz, të cilët kishin refuzuar çdo bashkëpunim me Karla del Ponten.