E Shtunë, 31 Tetor 2026

Afellay, i qetë

Nga Express më 29 korrik 2011 në ora 17:35

Mesfushori i Barcelonës, Ibrahim Afellay qëndron i qetë rreth spekulimeve për transferimin e tij në Tottenham, Juventus ose Lazio.

Reprezentuesi holandez erdhi në Nou Camp nga PSV Eindhoven në janar, por nuk ka zënë vend në formacionin bazë të Pep Guardiolas.

I pyetur nëse spekulimet janë të vërteta, Afellay tha për AS: “Spekulimet janë pjesë e futbollit dhe ne duhet të mësohemi të jetojmë me to, por tani jam i përqendruar te Barcelona”. Afellay ka edhe katër vite e gjysmë kontratë me gjigantin katalan.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›