Pique kërkon durim për Fabregasin

Nga Express më 29 korrik 2011 në ora 18:07
Gerard Pique ka pranuar se Barcelona duhet të jetë e durueshme në përpjekjet e saj për transferimin e Cesc Fabregasit në Nou Camp. Njëra prej lëvizjeve më të përfolura deri më tani gjatë kësaj vere ende nuk është afër përmbylljes.
Fabregas dëshiron të largohet, por Barcelona ende nuk ka paraqitur ofertë të pranueshme për kapitenin e Arsenalit. Pique beson se klubi katalan duhet të tregojë durim.
“Të gjitha përforcimet kanë procesin e tyre. Disa janë më të lehta, disa të komplikuara. Duhet të presim përfundimin e bisedimeve dhe të shohim se çka ndodh”, tha ai.