E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkarkohet dekani i Mjekësisë, Bajraktari

Nga Express më 29 korrik 2011 në ora 17:40

Dekani i Fakultetit të Mjekësisë, Gani Bajraktari, është shkarkuar nga detyra e tij, me vendim të Rektoratit të Universitetit të Prishtinës (UP).

Lajmin për shkarkimin e tij e ka konfirmuar edhe vetë Rektori i Universitetit të Prishtinës, Mujë Rugova, i cili tha për "Zërin" se vendimi për shkarkim i ka shkuar atij rreth orës 15:00.

Vendimi i rektorit, Mujë Rugova, për shkarkimin e dekanit Bajraktari, vjen një ditë pas deklarimeve të të parit të UP-së se dikush do të jap përgjegjësi për parregullsitë gjatë provimit pranuese në Mjekësi (plotësimin e testeve me laps të thjeshtë grafik dhe mos mbulimin e tyre me folie) dhe stresit të shkaktuar mbi 1400 maturantëve dhe prindërve të tyre.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›