E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bendtner afër Sporting Lisbonës

Nga Express më 29 korrik 2011 në ora 16:03

Nicklas Bendtner është në prag të largimit nga Arsenali pasi është parë në Portugali ku është në bisedime rreth transferimit në Sporting Lisbon, ka njoftuar e përditshmja angleze Metro.

Sulmuesi danez ishte lënë jashtë skuadrës për turneun e Arsenalit në Azi si dhe miqësoren e fundit në Koln.

Menaxheri Arsene Wenger ka konfirmuar se Bendtner dhe portieri Manuel Almunia kanë marrë leje të bisedojnë me klubet e interesuara për shërbimet e tij. “Ata të dy kanë mundësi të largohen”, tha Wenger.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›