E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bastos mund të mbetet në Lyon

Nga Express më 29 korrik 2011 në ora 17:05

Michel Bastos ka bërë të ditur se mund të mbetet në Lyon. Mesfushori brazilian kërkohej nga Juventus mirëpo deri më tani klubet nuk kanë arritur marrëveshje për transferimin e tij në Torino.

Bastos ka edhe dy vjet në kontratën e tij aktuale me Lyonin dhe ka theksuar se do të ishte i lumtur nëse mbetet në Stade Gerland.

“Asgjë nuk më shqetëson. Kam edhe shumë gjëra për të dëshmuar, në Lyon ose kudo tjetër. Nëse mbetem do të luaj rol shumë të rëndësishëm. Jam i gatshëm për gjithçka”, tha Bastos për L’Equipe.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›