Viktimat nga përmbytjet, Topi telegram ngushëllimi Gyl
“Mësova me keqardhje mbi dëmet e mëdha në njerëz dhe materiale gjatë përmbytjeve të fundit në Stamboll. Dëshiroj t’Ju shpreh ngushëllimet e mia më të thella dhe të popullit shqiptar për familjet e viktimave dhe të të humburve. Shpreh solidaritetin e popullit shqiptar me Ju, në këto çaste të vështira, duke shpresuar që pasojat e dëmeve do të kapërcehen në një kohë sa më të shkurtër”, shkruan Topi në telegramin e ngushëllimit.
Dy ditë më parë qyteti i Stambollit dhe rrethinat e tij u përfshinë nga moti i keq, ku si pasojë e përmbytjeve humbën jetën të paktën 16 persona, si dhe u shkatërruan shumë shtëpi.
Dy ditë më parë qyteti i Stambollit dhe rrethinat e tij u përfshinë nga moti i keq, ku si pasojë e përmbytjeve humbën jetën të paktën 16 persona, si dhe u shkatërruan shumë shtëpi.