Sadik Bejko merr spektrin letrar të Maqedonisë
Shkup, 13 Korrik, NOA/ Çerçiz Loloçi - Shoqata e Shkrimtarëve të Maqedonisë me rastin e festës së Blirit, nderoi me çmimin vjetor Skeptri i letërsisë 2010 poetin shqiptar Sadik Bejko dhe atë maqedonas, Risto Lazarov.
Në sallën e rezidencës së shoqatës së shkrimtarëve në Shkup, u zhvillua një ceremoni e veçantë ku morën pjesë shkrimtarw, artistw, përfaqësues nga bota akademike, kulturore, universitarë etj.
Merrte pjesë gjithashtu ambasadori shqiptar në Maqedoni Arben Çeku, kryebashkiaku i Shkupit Koce Trojanov, kryetari i shoqatës së shkrimtarëve Rade Silijan, shkrimtarët e njohur Ali Aliu, Resul Shabani dhe Nihas Sopaj.
Ceremoninë e çeli Hristo Petrevski, shkrimtar, kryetar i festës së blirit. Në këtë veprimtari u paraqitën librat me poezi në tri gjuhë: maqedonisht, shqip dhe anglisht.
Secili autor përfaqësohej me 30 krijime poetike. Përkthimi maqedonisht për poetin Sadik Bejko u bë nga poeti Resul Shabani.
Kryetari i bashkisë së Shkupit nderoi poetin shqiptar me medaljen "Sadik Bejko, poet - nderi i Shkupit", kryetari i shkrimtarëve u dorëzoi poetëve Bejko dhe Lazarov Skeptri i letërsisë 2010, që ishte një shkop druri me zbukurime.
Pjesëmarrësit në takim dhanë konsiderata dhe vlerësime për dy poetët fitues të çmimit vjetor. Akademik Ali Aliu mbajti një ligjëratë për poezinë e Bejkos, e cila u botua në gazetën shqip Koha që del në Maqedoni, ndërsa një akademike maqedonase foli për poezinë e Lazarovit.
Poetët Bejko dhe Lazarov recituan secili nga një poezi prej librit të promovuar si dhe mbajtën nga një ese, përgatitur enkas me rastin e dhënies së cmimit. Dreka vazhdoi me recitime nga poetët pjesëmarrës. Më poshtë eseja e poetit Sadik Bejko.
ç.l/n.e/NOA
var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")