E Diel, 1 Nëntor 2026

Sadiku: Kombëtarja? Një moment fantastik, duket si ëndërr

Nga Andi MATRAXHIU

Sulmuesi elbasanas Armando Sadiku ka shënuar sërish me skuadrën e Lokarnos, duke i dhënë barazimin në sekondat e fundit ekipit të tij ndaj Kiasos

20-vjeçari elbasanas, Armando Sadiku, duket se po kalon një moment vërtet shumë të mirë. Veç ftesës nga trajneri italian i Shqipërisë, Xhani De Biazi, ish-futbollisti i Turbinës, Gramozit dhe Elbasanit në kampionatin tonë ka shënuar një tjetër gol dje përballë Kiasos.

Lokarno, skuadra e bomberit shqiptar, 137 është gjendur në disavantazh, por në fundin e sfidës pas një gjuajtjeje me kokë brenda zonës së rreptësisë, Sadiku ka barazuar shifrat në 1-1, duke i dhënë një pikë të rëndësishme skuadrës së tij, e cila renditet në vendin e 10-të në klasifikimin e Challenge League, në kuotën e 21 pikëve. Ky ishte goli i 10-të për shqiptarin në këtë edicion.

Pas sfidës, një intervistë për Sportin shqiptar, 20-vjeçari rrëfen emocionet e golit të shënuar në fushën e blertë, por edhe ndjesin e ftesës në kombëtare. Siç dihet Sadiku gjatë kësaj periudhe ka shënuar 6 gola në 5 ndeshje zyrtare me përfaqësuesen Shpresa të Shqipërisë duke spikatur me lojën e tij.

Një fakt i tillë ka ndikuar që De Biazi ta grumbulloj për miqësoren me Gjeorgjinë më 29 shkurt. Tashmë kartat janë në duart e lojtarit të Lokarnos, i cili duhet të justifikojë besimin ndaj tij. Por Sadiku duket i sigurt, ai e mirëpret dhe e konsideron një ëndërr aventurën e re me përfaqësuesen kuqezi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›