E Diel, 1 Nëntor 2026

Flet ish-menaxheri i Canes shte djale i mire por nuk i pershtatet futbollit italian

De Nikola E njoh shume mire Lorik Canen dhe sinqerisht ju them se ai nuk ka luajtur ne pozicionet qe ai preferon. Une nuk besoj se Cana do te adaptohet ne mesfushe me skemat e Edi Rejes. Ky i fundit ka ndertuar nje skuader qe prodhon loje. Ne kete ekip ka shume lojtare qe mbajne mire topin.

Takimi ndaj Zyrihut ka qene fatal per mesfushorin e kombetares shqiptare qe aktivizohet tek Lacio Lorik Cana. Ne vendin fqinj pas 45 minuteshit te pare qe luajti Loriku ne Ligen e Evropes ne takimin ndaj Cyrihut te gjithe mediet kane nisur nje proces ku i akuzuari kryesore eshte pikerisht mesfushori ne fjale. Ne fakt tek Lacio ambienti ishte qe ne fillim skeptik per rolin qe do te kryente lojtari pasi per teknikun Reja Cana mund te luante vetem si shkaterrues nderkohe qe per drejtorin sportiv Igli Tare shqiptari mund te luante edhe si mesfushor krahu. Gjithsesi pas ketyre polemikave tekniku Reja eshte ndihmuar nga vete Cana qe ne ato pak ndeshje qe ka luajtur si titullar nuk eshte se ka bere nje loje te mire. Per kete ceshtje foli dje per sajtin www.cittaceleste.it edhe ish-menaxheri i Canes Klaudio De Nikola qe e njeh mjaft mire lojtarin E njoh shume mire Lorik Canen dhe sinqerisht ju them se ai nuk ka luajtur ne pozicionet qe ai preferon. Une nuk besoj se Cana do te adaptohet ne mesfushe me skemat e Edi Rejes. Ky i fundit ka ndertuar nje skuader qe prodhon loje. Ne kete ekip ka shume lojtare qe mbajne mire topin.

A mund te na shpjegoni me mire

Cana eshte nje lojtare qe mbeshtete teresisht tek forca fizike. Prandaj them se u adaptua shume mire me futbollin turk ku lejohen edhe disa nderhyrje paksa te ashpra. Mendoj se keto karakteristika te Canes mund te dalin ne pah vetem ne kampionate ku luhet nje loje e forte.

Pak kohe me pare Reja ka deklaruar se duke pare karakteristikat e Canes ai nuk mund te interpretoje rolin e Brokit. Sipas Rejes Cana mund te ishte nje zevendesues i mire i Ledesmes edhe pse nuk do te kishte shume detyra per te ndertuar lojen. A jeni dakord

Absolutisht qe po. Jam shume dakord me teknikun Reja. Cana nuk ka hapin e nje alle. Ai nuk ka as tekniken e Ledesmes per kete them se Reja eshte shume i sakte ne perkufizimin qe ka dhene. Cana mund te veproje mjaft mire prane nje mesfushori si Matuzalem edhe pse them se ne ritmin e kampionatit italian e ka shume te veshtire te luaje.

Pra lojtari ne fjale nuk eshte i pershtatshem per lojen qe luhet ne kampionatin tone

Jo. Kur mora vesh se Cana kerkonte te vinte ne Itali une u mundova qe ta propozoja si nje qendermbrojtes. Ne ate rol po luan prej tri vitesh ne kombetaren e vet dhe mendoj se po e interpreton me shume grinte dhe profesionalizem. Une do ta krahasoja Canen me Portanoven qe mund te bente shume mire ne Rome.

Megjithate Lacio ka paguar per Canen nje shifer qe zakonisht skuadrat japin per nje lojtare te klasit te larte. A mendoni se Cana do te luante me mire si qendermbrojtes

Me shume pune Cana do te ishte nje alternative e mire ne mbrojtje. Per nje skuader si Lacio ai madje do te jepte shume ne ate pozicion. Jam i mendimit se prane tij duhet qe te luaje patjeter nje lojtar qe zoteron mire topin me kembe si Doasi apo Radu.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›