E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sahati i Kullës, në 2009-ën blihet një tjetër orë

Tiranë

Kujdes, kur si pikë orientimi merrni Sahatin e Tiranës, në ato raste kur ju shikoni nga ai për të mësuar se sa është ora. Kjo, pasi prej vitesh Sahati i Tiranës ka defekt në katër orët e tij. Ndonëse më se të vetëdijshëm që këtë defekt mund ta kenë vënë re edhe përgjegjësit e saj, por edhe vetë bashkia, i drejtohemi asaj për të mësuar se sa kohë do të zgjasë pa u riparuar.

“Ora ekzistuese është prodhim kinez i viteve ‘70 dhe praktikisht është tejet e amortizuar. Pavarësisht ndërhyrjeve për riparimin është bërë i pamundur funksionimi i saj. Për rrjedhojë, zgjidhja është blerja e një ore të re. Por, siç jeni në dijeni, bashkia është duke përfunduar projektin për rehabilitimin e sheshit “Skënderbej” dhe pjesë e këtij projekti do të jetë dhe restaurimi i Kullës së Sahatit dhe kupolës së xhamisë, ku ndërhyrja për orën do jetë sipas disa specifikimeve të veçanta, pasi sahati është dhe monument kulture. Restaurimi i sahatit mendohet të kryhet brenda 6-mujorit të pare të vitit 2009”, - shprehet zëdhënësja në zyrën e Marrëdhënieve me Publikun në Bashkinë e Tiranës, Bona Zhupa. Kulla e Sahatit u përfundua në vitin 1830 me ndihmën e familjeve të pasura të Tiranes, rreth 8 vjet pas fillimit te ndërtimit të saj nga Haxhi Ethem Beu. Montimi i Sahatit u bë nga familja Tufina, familje e njohur në Tiranë me traditë orëndreqësish. Një sahat modern u ble në vitin 1928 në Gjermani nga shteti shqiptar dhe kulla u ngrit në lartësinë 35 m. Sahati u dëmtua gjatë Luftës së Dytë Botërore, por u rivu përsëri në punë në korrik të vitit 1946.

Fatkeqësisht Sahati është përsëri i prishur (gusht 2007) dhe nuk dihet nëse dikush ndihet përgjegjës për riparimin e tij.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›