E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mësuesia fillon me 10 nëntor

Master

Programet dhe kuotat për studimet Master të nivelit të parë në mësuesi për arsimin e mesëm në Fakultetet e Gjuhëve të Huaja, të Historisë dhe të Filologjisë dhe në Shkencat e Natyrës të Universitetit të Tiranës, të cilat do të nisin në 10 Nëntor, sipas Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

Në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja për Master për gjuhën angleze do të përfitojnë 180 studentë, për atë frënge 80 studentë, për gjuhën gjermane 80 studentë dhe për gjuhën italiane për 120 studentë. Në përfundim të programeve, do të lëshohet diplomë Master i nivelit të parë, MNP, në mësuesi, për arsimin e mesëm për këto gjuhë.

Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë do të ketë program Master në lëndët Gjuhë-Letërsi për 120 studentë, Histori për 100 studentë dhe Gjeografi për 100 studentë, ku në përfundim të cilit lëshohet diplomë Master i nivelit të parë, MNP, në mësuesi, për arsimin e mesëm.

Në Fakultetin e Shkencave të Natyrës programet Master do të ketë për Kimi për 30 studentë, Biologji për 60 studentë, Fizikë për 60 studentë dhe Matematikë për 40 studentë, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë Master i nivelit të parë, MNP, në mësuesi.

Programet e studimeve Master të nivelit të parë, me kohëzgjatje 1 vit, në mësuesi për arsimin e mesëm do të realizohen me 60 kredite.

Për kandidatët që do të fitojnë studimet Master dhe që janë me probleme, si: të verbër, të shurdhër, invalidë, paraplegjikë dhe tetraplegjikë, studentë me aftësi të kufizuara, fëmijë romë, të policëve të rënë ose të plagosur për shkak të detyrës, të ish-të përndjekurve politikë, do të paguajnë 50 për qind të tarifës së shkollimit.

Për studentët e shkëlqyer të ciklit të parë dhe të dytë, nuk do të paguajnë tarifën e shkollimit në vitin pasardhës. Qeveria ka miratuar këtë vit hapjen në Universitetin e Tiranës të programeve të studimit Master të nivelit të parë në mësuesi për arsimin e mesëm, sipas fakulteteve.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›