E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sahin do të shkëlqejë për Realin

Trajneri i Borussia Dortmundit, Jurgen Klopp ka përkrahur ish futbollistin e tij Nuri Sahin të shkëlqejë në Real Madrid.

Sahin, gjatë verës kompletoi transferimin me vlerë prej 10 milionë euro në Santiago Bernabeu pas një sezoni të shkëlqyeshëm në Dortmund ku i ndihmoi ekipit të fitojë titullin e parë në Bundesligë nga 2002.

Pavarësisht se lëndimet i kanë pamundësuar të paraqitet vazhdimisht për Realin, Klopp nuk dyshon se Sahin mund të luajë të rëndësishëm për gjigantin madrilen. “Jam i sigurt se Nuri do të arrij sukses me Realin, nuk duhet harruar se ka qenë i lënduar për një kohë të gjatë” tha Klopp për Bild.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›