200 të vdekur si pasojë e një stuhie në Filipine

Në përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës të shkaktuara nga stuhia tropikale e cila e goditi ishullin filipinas Mindanao, kanë vdekur së paku 200 persona, ndërsa 125 rezultojnë si të zhdukur, njoftuan përfaqësues zyrtarë filipinas.
Pjesëtarët e armatës gjetën 95 trupa të pajetë në njërin prej porteve kryesore të ishullit Kagajan de Oro, ndërsa në pjesët tjera të ishullit janë gjetur edhe 48 viktima.
Në operacionet për shpëtim po marrin pjesë rreth 10 mijë ushtarë dhe tre helikopterë.
Filipinet çdo vit goditen nga tajfunet, kryesisht në pjesën veriore të shtetit.