E Diel, 1 Nëntor 2026

Saimir Pirgu feston në Zvicër pavarësinë e Kosovës

Me rastin e përvjetorit të parë të Pavarësisë së Kosovës, do të zhvillohet në Tonhalle në Shën Gallen, më 6 shkurt, një mbrëmje gala e titulluar "The Best of Opera". Në program do të ketë pjesë nga Verdi, Puçini, Bellini, Donizetti, Massenet, Bizet, Offenbach, Jakova, De Curtis, Mozart, Chopin, Sarasate etj. Merr pjesë tenori i suksesshëm shqiptar, Saimir Pirgu dhe sopranoja Mariana Leka. Gjithashtu, pjesë e këtij aktiviteti kushtuar pavarësisë së Kosovës do të jetë edhe mexosopranoja Enkelejda Shkoza, baritoni Gëzim Myshketa, basi Frano Lufi, violinistja Anila Kraja e pianistja Dania Bytyqi, si dhe balerini Enkel Zhuti. Drejtimi artistik i është besuar Edlira Dedjas, ndërsa skenografia Premtim Hajdarit. Organizuar nga "Opéra Sans Frontières" dhe nga fondacioni "Bedri Dedja, gjithnjë për fëmijët", fitimet prej këtij koncerti festiv do të shkojnë në favor të fondit për programin edukativ e arsimor të Kiwanis për fëmijët shqiptarë.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›