E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Zonjusha e bodrumit", mes të vërtetës e fantazisë

Kur fantazia e një shkrimtari tretet me satirën dhe humorin, lexuesi ka se çfarë të mësojë dhe me çfarë të argëtohet. Dhjetë novelat dhe tregimet e librit "Zonjusha e Bodrumit", e autorit Luan Laze, përcjell ambiente origjinale, ku përfshihen situata e dialogë interesantë. Personazhe që mendojnë si ju dhe i zgjidhin dilemat siç do të dëshironit. Të vërteta apo fantazi? Të shkruara me vërtetësi gati dokumentare, krijimet e këtij vëllimi i kanë të dyja. Personazhet duket sikur lexuesi i njeh prej kohësh. Ligësia, pangopësia, imoraliteti, injoranca dhe idiotësia këtu kalojnë me art, satirë dhe humor. Këtu zbulohet se si katandiset njeriu teksa u thotë lamtumirë vlerave. Libri "Zonjusha e Bodrumit" është botimi i dytë që Laze hedh në treg brenda vitit 2008. Botimi i mëparshëm, romani "Gjithë femrat e Amsterdamit", pasi kaloi provën e lexuesve dhe kritikës shqiptare, pret botimin jashtë vendit.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›