Trishtimii zonjës Shnajder larg Oscar-it
Më 11 janar Akademia e Çmimeve “Golden Globe” vlerëson filmat më të mirë të vitit 2008. Në çdo kategori janë përcaktuar pesë më të mirët. Lista e kandidaturave kryesohet nga “The Curious Case of Benjamin Button” dhe “Frost/Nixon”, për pesë çmime sejcili. Ndërsa e treta renditet drama“Doubt” me protagoniste aktoren Meryl Streep loja e të cilës pretendon Oscar.
Në kategorinë filmit më të mirë të huaj ishte regjistruar edhe “Trishtimi i zonjës Shnajder” i regjisorit Pirro Milkani. Prodhimi shqiptaro-çek nuk arriti të jetë pjesë e pesë filmave më të mirë të huaj të vitit 2008. Listës së ngushtë të filmave të huaj nuk imungon filmi “Gomorra” i bazuar në librin me të njëjtin emër. Kandidaturat për “Globin e Artë” janë pothuajse të njëjtat me ato të çmimeve “Oscar”. Këto të fundit prezantohen më 22 janar 2009.