Saimir Pirgu merr çmimin “Corelli”
Tenori shqiptar do të marrë çmimin “Corelli” nga “Teatro delle Muse” i Ankonës në Itali, për interpretimin e tij tek opera “Traviata” në muajt shkurt-mars 2008
Petrika GROSI
Duket se suksesi nuk ka të ndalur për tenorin e ri dhe njëherësh më të famshmin ndër shqiptarët, siç mund të konsiderohet me të drejtë kohët e fundit Saimir Pirgu. Interpretimi i Alfredos te “Traviata”, që u shfaq në muajt shkurt dhe mars të vitit të kaluar në “Teatro delle Muse” në Ankona, Itali, ka bërë që çmimi ndërkombëtar “Franco Corelli” për këtë vit t’i kalojë artistit shqiptar që interpretoi te “Traviata” përkrah Mariella Devias. Ndërsa tenori do ta marrë këtë çmim nga drejtori i teatrit, Alesio Vlad, ai është shprehur se “Jam vërtet i kënaqur, përveçse i emocionuar për marrjen e këtij çmimi, që për mua është një nder i madh. Dëshiroj që të shpreh mirënjohjen time ndaj atyre që më bëjnë këtë vlerësim, i cili vjen si fryt i punës dhe dashurisë sime për operën”. Kështu, pas interpretimit të Pirgut në rolin e Idomeneos, nën drejtimin e Nikolaus Harnonkurt dhe rolit të Rinuçios në Operan e Los Anxhelosit, në mars tenori shqiptar do të shfaqet sërish te opera “Traviata” në Opera Royal de Wallonie di Liegi, nën drejtimin e Paolo Arivabenit. Më pas, më datën 28 prill dhe një maj, Pirgu gjithashtu do të jetë tenor i Rekuiemit të Moxartit, nën drejtimin e Klaudio Abados në Torino, e më pas edhe në Auditoriumin e Bolzanos. Një vit i mbarë ky për Pirgun, duke pasur parasysh aktivizimin e tij që në ditët e para të janarit, suksesin, arritjet, kritikat pozitive dhe vlerësimin ndaj tenorit, që në të njëjtën kohë përbën edhe një promovim të mirë të kulturës shqiptare nëpër botë.
26 Janar 2009