Saimir Tahiri SMS kërcënues policëve që i arrestuan babain për kontrabandë ilaçesh
Ku do futeni pas shtatorit?”, është mesazhi që ka mbërritur në celularët e efektivëve të Policisë. Përmes gjuhës së kërcënimit dhe zhargonit vulgar të të shprehurit, duke mos kursyer as fyerjet dhe sharjet ndaj efektivëve të Policisë, Saimir Tahiri tregon edhe njëherë se mbetet shembulli më banal në hiarkinë institucionale shqiptare
Saimir Tahiri, ministri i ri i Brendshëm, kërcënon efektivët e policisë që i prangosën babain, Bashkim Tahiri, për kontrabandë ilaçesh. Me një gjuhë vulgare dhe kërcënuese, Tahiri i drejtohet efektivëve të Sektorit Kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë, se për ta s’do ketë më vend në Policinë e Shtetit. “Ku do futeni pas shtatorit?”, është mesazhi që ka mbërritur në celularët e efektivëve të Policisë. Pwrmes gjuhws sw kërcënimit dhe zhargonit vulgar tw të shprehurit, duke mos kursyer as fyerjet dhe sharjet ndaj efektivëve të Policisë, Saimir Tahiri tregon edhe njëherë se mbetet shembulli më banal në hiarkinë institucionale shqiptare. Dhe të imagjinosh që zotëria në fjalë, pas muajit shtator do drejtojë Ministrinë e Brendshme, do jetë ai njeriu që do orientojë luftën kundër krimit dhe kontrabandës. Standardi i ulët i veprimit duke sajuar armiq ata të cilët zbatuan ligjin dhe vunë në pranga një njeri me probleme ligjore, është dhe do të mbetet moto e vendimmarrjeve të drejtuesve të nesërm të institucioneve të shtetit. Ky është fakt dhe s’do përbëjë kurrsesi surprizë nxjerrja në rrugë e punonjësve të Policisë së Shtetit. Qëndresa e tyre heroike në mbrojtjen e institucioneve Kushtetuese gjatë gjithë kalvarit të grevave dhe protestave të dhunshme të Partisë Socialiste (2009-2011), zor se do harrohet nga Edi Rama dhe çetnikët e tij hakmarrës. Dhe hakmarrja e tyre ka nisur. Nga spastrimi i administratës e deri tek nxjerrja në rrugë e punonjësve të Policisë së Shtetit, është i gjithë operacioni i dhunshëm që do shënojë edhe kapitullimin e pavarësisë së institucioneve, përballë revanshit të egër të mazhorancës së turpit.
Arrestimi i Bashkim Tahirit për kontrabandë ilaçesh
Në datën 25 mars, sektori Kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë, finalizuan me sukses operacionin e koduar “Rispedal”, ku u arrestuan në kushtet e flagrancës 3 - shtetas për konsumim të veprave penale të “Kondrabandës së mallrave që paguhet në akcizë”, “Kondrabanda e mallrave të licensuar”, “Tregtimi dhe trasportimi i mallrave që janë kondrabandë” si dhe “Ruajtja apo depozitimi i mallrave kondrabandë”, u realizua arrestimi në kushtet e flagrancës për shtetasit e mëposhtëm: Dritan Gjiza, 27 vjeç, banues në Tiranë, Bashkim Tahiri, 62 vjeç, banues në Tiranë dhe shtetasja Nadire Taga, 63 vjeç, lindur dhe banues ne Tiranë. Në bashkëpunim me njëri-tjetrin personat e arrestuar i kalonin mallrat kontrabandë nga pika doganore e Durrësit, prej 1 viti. 3 shtetasit u arrestuan në flagrancë duke shkëmbyer medikamente me vlerë mbi 10 mijë euro, në rrugën “Todi Shkurti”. Pas një punë operative hetimore dhe proçeduriale u mundësua dokumentimi ligjor i përfshirjes së shtetasve të sipër cituar për një periudhë 3-mujore hetimi, ku është arritur të sigurohen provat e mjaftueshme për të vërtetuar faktin, që shtetasit në bashkëpunim me njëri - tjetrin kanë mundësuar trasportimin e medikamenteve, ku siguroheshin përmes shtetases me iniciale N.P (vjerra e shtetasit Dritan Gjiza), e cila i siguronte në një mënyrë të jashtëligjshme në një qëndër shëndetësore në Itali. Pas hetimit, u konkludua se shtetasi, Dritan Gjiza, pasi siguronte transportimit me mjete të ndryshme, përmes Pikës së Kalimit Kufitar Durrës, duke bashkëpunuar edhe me shtetasit e sipër cituar, i tregonin më pas në farmacinë e shtetasit Bashkim Tahiri e ndodhur në afërsi të Q.S.U.T. në Tiranë. Në momentin e arrestimit të 3 – shtetasit u kapën në flagrancë duke shkëmbyer medikamentet me shumën e parave, në afërsi të rrugës “Todi Shkurti” në Tiranë, ku u gjënden dhe u sekuestruan një sasi e konsiderueshme medikamentesh për diagnoza të ndryshme kurimi si: sëmundje kancerogjene, sëmundje nervore etj, ku vlera e tyre arrin në mbi 10 mijë euro. Nga hetimet e kryera u konkludua se shtetasit e lartpërmendur këtë aktivitetet të kundraligjshëm e kryenin duke bashkëpunuar me njëri tjetrin prej 1 viti, me synim tregëtimin e mallrave kondrabandë për t’ju shmangur detyrimeve doganore e tatimore.