E Shtunë, 31 Tetor 2026

Saimir Tahiri po i fshihet drejtësisë

05-05-2012 / Gazeta 55

Reagon avokati i Shkëlzen Berishës dhe Argita Malltezit

Mbrojtësi ligjor i fëmijëve të kryeministrit, Argita Malltezi dhe Shkëlzen Berisha, në një deklaratë për media, akuzon deputetin socialist Saimir Tahiri se po i fshihet organeve të drejtësisë, lidhur me padinë që i është bërë në gjykatë.
Avokat Sokol Barçi, anëtar i Dhomës së Avokatisë Tiranë, me cilësinë e përfaqësuesit ligjor të paditësve Argita Malltezi dhe Shkëlzen Berisha është mbrojtës ligjor në çështjen gjyqësore me palë, paditës dy fëmijët e kryeministrit dhe të paditur Saimir Tahiri. Çështja ka si objekt detyrimin e të paditurit Saimir Tahiri t’i shpërblejë paditëses Argita Malltezi dëmin jopasuror në shumën 4 milionë lekë dhe paditësit Shkëlzen Berisha, po ashtu 4 milionë.
Lidhur me procesin gjyqësor, Barçi shprehet se, “për të tretën herë radhazi deputeti Saimir Tahiri nuk u paraqit në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në procesin e hapur nga paditësit Argita Malltezi dhe Shkëlzen Berisha për shpifjet e bëra nga Tahiri në adresë të tyre”. “Me justifikime qesharake Tahiri për të tretën herë radhazi i fshihet përballjes me ligjin duke u përpjekur ti bishtnojë shpifjeve të veta. E ftojmë deputetin Tahiri të mos fshihet, por të respektojë gjykatat dhe sistemin e drejtësisë të vendit, të ketë kurajë të vijë në sallat e gjyqit, të përballet me ligjin njëlloj si gjithë qytetarët e këtij vendi dhe të provojë akuzat që ka bërë”, thuhet në deklaratën e avokatit Sokol Barçi.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›