Saints, fitues i Super Bowl

New Orleans Saints kompletuan transformimin e tyre të shumëpritur në kampion, duke mposhtur Indianapolis Colts 31-17 në Super Bowl e duke fituar titullin e parë në NFL.
Drew Brees kompletoi 32 nga 39 pasime dhe shënoi dy touch-down, duke fituar përballjen me kundërshtarin e tij Peyton Manning e duke i ndihmuar Saints të rikthehen nga deficiti prej 10 pikëve në çerekun e parë.
“Ne besuam në vete”, tha Brees i cili u zgjodh lojtari më i mirë. “Ne e kemi ditur se e kemi një qytet të tërë, ndoshta gjithë shtetin pas vetes. E kemi ndjerë këtë dhe e tëra kishte qenë e paraparë të ndodhë. Ishte fat”, shtoi ai.
Festa në stadiumin Doplhin filloi kur Tracy Porter e priti një pasim nga Manning, tre minuta pa përfunduar takimi, dhe bëri vrapim të gjatë duke shënuar për epërsinë 31-17 të Saints.