E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sajoi grabitjen dhe plagosjen, arrestohet

Burime zyrtare nga Policia e qytetit bregdetar bënë të ditur sot se Ulian Seferi, 20 vjeç, e kishte bërë gjithçka për t’iu shmangur detyrimit të një borxhi prej 500 mijë lekësh të reja.

Sipas të njëjtave burime, Seferi është paraqitur mbrëmjen e kaluar në spital i plagosur në këmbë, duke denoncuar grabitjen e një shume prej 480 000 lekësh, të cilat ai i mbante me vete teksa kthehej në shtëpinë e tij në lagjen periferike të Spitallës.

“Dy persona të panjohur dhe të maskuar më kanë sulmuar me armë dhe më pas më kanë grabitur të gjithë shumën e parave që kisha në çantë”, ka thënë 20-vjeçari para punonjësve të policisë, të cilët brenda pak orësh kanë zbardhur skenarin e sajuar prej atij vetë si dhe janë bindur për fajësinë e “viktimës”.

Ulian Seferi i detyrohej 500 mijë lekë pronarit të një pike lojërash fati në Spitallë, ku ishte punësuar prej disa kohësh.

Tashmë 20-vjeçari i vetëplagosur në këmbë duhet të përgjigjet për veprat penale të kallëzimit të rremë si dhe të armëmbajtjes pa leje.

Ndërkohë po punohet për të gjetur armën me të cilën është kryer vetëplagosja, përfunduan burimet e Policisë së Durrësit.
/Start/E.B/

                                                                                             2012-02-25 15:19
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›