Sajtiev, prape i arte ne mundje te lire
Mundesi rus, Buvaisa Sajtiev ka fituar titullin e kampionit olimpik ne mundje te lire ne kategorine 74 kg, duke u stolisur ne kete menyre me medaljen e trete te arte olimpike ne karrieren e tij. Rusi 33-vjecar ne finale arriti ta mposht mundesin nga Uzbekistani, Soslan Tigiev, 2:1, duke fituar keshtu medaljen e peste te arte per Rusine ne garat e mundjes ne Pekin. Kampioni i gjashtefishte boteror, Buvajsa Sajtiev ka qene kampion olimpik edhe ne Sidnei ne vitin 2000 dhe ne Athine ne vitin 2004. Nderkohe medaljes se bronzte ne kete kategori iu gezuan Murat Gaidarov nga Bjellorusia dhe Kiril Terziev nga Bullgaria.