Sako: Hormova, shembull i zhvillimit rural dhe turizmit të qëndrueshëm

TIRANË, 3 nëntor/ATSH/ Kandidati i Partisë Socialiste për kryetar bashkie të Tepelenës, Gramoz Sako zhvilloi një takim me banorë të fshatit Hormovë, në kuadër të zgjedhjeve të pjesshme lokale të 9 nëntorit.
Në këtë takim u shkëmbyen mendime dhe ide me banorët në lidhje me zhvillimin e turizmit.
“Afërsia e këtij fshati me Tepelenën dhe pamja mahnitëse që ofron janë një pasuri e vërtetë zhvillimi”, theksoi Sako në një postim në rrjetet sociale.
Sako u shpreh se “kjo zonë ka potencial të jashtëzakonshëm për rritjen e agroturizmit, duke ndërthurur prodhimet vendase me traditën blegtorale”.
“Me vizion, bashkëpunim dhe përkushtim, Hormova dhe gjithë Tepelena do të bëhen shembull i zhvillimit rural dhe turizmit të qëndrueshëm”, tha Sako.
/k.s/j.p/