Shkarpa: Rehabilitim rrugës Molisht-Veleshnjë, pas 9 nëntorit

TIRANË, 3 nëntor/ATSH/ Kandidati i pavarur (i mbështetur nga PD) për kryetar të bashkisë Berat në zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit, Pavlo Shkarpa, u premtoi banorëve të fshatrave Molisht dhe Veleshnjë rehabilitimin e rrugës.
“Si kandidat për kryetar bashkie u jap fjalën qytetarëve të Molishtit dhe Veleshnjë se rruga do të bëhet. Do të bëhet mirë, me cilësi dhe me përgjegjësi. Bashkia nuk do të jetë më derë e mbyllur për njerëzit e thjeshtë, por shtëpia e tyre”, theksoi Shkarpa, në një postim në rrjetet sociale.
Shkarpa u shpreh se në rrugët e Molishtit e të Veleshnjës në Berat, prej 30 vitesh mungon çdo ndërhyrje bashkiake.
“Dëgjoj zërin e banorëve që kërkojnë vetëm gjërat më bazike: një rrugë të shtruar, ujë të pijshëm dhe kushte minimale jetese. Këto kërkesa nuk janë luks janë dinjitet”, u shpreh ai.
“U bë 30 vjet që votoni të njëjtët njerëz dhe merrni vetëm premtime bosh. Është koha të ndryshoni. Kthejeni mendjen nga e vërteta, nga ai që punon dhe mban fjalën”, tha Shkarpa.
/k.s/j.p/r.e/