E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cruise xhiron ‘Mission Impossible 5”

Në një intervistë për ‘Total Film’, Tom Cruise ka zbuluar se i ka filluar negociatat për xhirimin e pjesës së pestë të sagës filmike " Mission Impossible”.

"Është emocionuese kur të shohësh reagimet e publikut në premierë. Përderisa ato të jenë pozitive do të vazhdojë të xhiroj ‘Misionin e Pamundur’”, sqaroi ai, por pa dashur të tregojë lokacionet e xhirimit të pjesë së pestë.

Filmi i parë i “Mission Impossible’ është xhiruar më 1996, me një buxhet prej 80 milionë dollarëve, që e bënte atë filmin më të shtrenjtë deri atëherë, megjithëse edhe fitimi prej 460 milionë dollarëve i theu të gjitha rekordet e atëhershme.

Më 2011 u xhiruar filmi i katërt i serialit, me një buxhet prej 145 milionë dollarëve, dhe me një fitim prej 692 milionë dollarëve, andaj edhe nuk habit fakti që Cruise dëshiron të xhirojë edhe një pjesë të re të filmit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›