E Diel, 1 Nëntor 2026

Sali Berisha:" Ne Luginen e Presheves te ruhet identiteti shqiptare dhe me cdo kusht te shmangen shpernguljet"

Tirane, 14 tetor 2011 - Kryeministri i Republikes se Shqiperise, zoti Sali Berisha, ka pritur ne nje takim vellazerore, nje delegacion nga komunat e Presheves, Bujanocit dhe Medvegjes, te kryesuar nga zoti Galip Beqiri -Kryetar i Keshillit Kombetar Shqiptare, ne perberje te se cilit ishin tre nenkryetaret e KKSH-se nga Presheva- Mentor Nuhiu, nga Medvegja - Fehmi Beha dhe nga Bujanoci - Faik Jashari, si dhe Kryetari i Komisionit per Informim ne KKSH dhe njeheresh Kryeredaktori i Gazetes NACIONALI - Baki Rexhepi.

Kryeministri Berisha, ka siguruar kreun e KKSH-se, per mbeshtetje te plote te ketij institucioni qe ka prioritet ruajtjen e identitetit kombetare shqiptare, ne kete zone e cila sic u shpreh eshte me e rrezikuara ne tere etnine shqiptare.

"Ruajtja e identiteti shqiptare dhe mbi te gjitha ndalimi me cdo kusht i shpernguljeve eshte prioritet i qeverise shqiptare"- eshte shprehur me plote emocione njeriu i pare i qeverise se Republikes se Shqiperise zoti Sali Berisha.

Kryetari I KKSH-se, zoti Galip Beqiri, duke e njoftuar mbi gjendjen e shqiptareve qe administrohen nga Serbia i ka ofruar disa projekte konkrete Kryeministrit Berisha, permes se cilave eshte kerkuar mbeshtetja e qeverise shqiptare per shqiptaret e kesaj zone. Caktimi i kuotave per regjistrim te studenteve nga Lugina ne Universitetet e Shqiperise, paraqitja e listave per regjistrim, dhenia e bursave per studentet e Lugines, sigurimi i teksteve mesimore per te gjitha nivelet shkollore te gjitha pa kompensim, pastaj sigurimi I pedagogeve nga Shqiperia per asistence, ligjerata dhe edukime shtese per mesimdhenesit ne Lugine, organizimi I seminareve per mesuesit dhe arsimtaret e Lugines ne Shqiperi, ishin disa nga sferat qe kishin te benin lidhur me ndihmen ne sferen e arsimit, per te cilat Kryeministri Berisha, me kenaqesine me te madhe urdheroi dikasteret perkatese qe te fillojne implementimin e ketyre ceshtjeve.

Sa I perket dhurimit te ABETARES per shkollaret shqiptare te Lugines se Presheves, Kryeministri I Shqiperise, zoti Sali Berisha, shprehu kenaqesine e tij qe, sic u shpreh, "pas shume perpjekjesh fale angazhimit te palodhshem te Ambasadorit te Republikes se Shqiperise ne Beograd, ekselences se tij zotit Shpetim Caushi, kjo u arrit te behet realitet qe vogelushet e Lugines te mesojne shkronjat e para permes ABETARES se Shqiperise. Kjo ABETARE e ka perkrahjen e plote te Qeverise se Shqiperise, ndaj cdo politizim lidhur me te eshte dashakeqes" eshte shprehur zoti Berisha.

Nderkohe, Berisha ka shprehur shqetesimin e tij lidhur me diskriminimin e vazhdueshem te shqiptareve nga autoritetet serbe. Ai u zotua se permes te gjitha Konventave Nderkombetare qe kane te bejne me lirite dhe te drejtat qytetare, dokumente keto nenshkruese e te cilave eshte edhe Serbia, do te kerkoj personalisht qe ato te zbatohen per shqiptaret e Lugines se Presheves.

Nje vend te posacem ne takim ka zene ceshtja e botimit te se vetmes gazete ne gjuhen shqipe "NACIONALI" ne Luginen e Presheves, per jetegjatesine e se ciles kreu iu qeverise shqiptare, zoti Sali Berisha, ka kerkuar nga Ministria e Kultures se Republikes se Shqiperise, qe te shqyrtoj mundesin per nje asistence teknike dhe materiale

Lidhur me Shtepine e Lindjes ne Presheve dhe mundesin e ngritjes se nje qendre per perkujdesje sekondare shendetesore ne Presheve, zoti Berisha, tha se ekzistojne interesa te papastra per te cilat qeveria shqiptare eshte ne dijeni dhe se shume shpejte do te bisedohet me autoritetet e Beogradit, ne menyre qe kjo ceshtje te zgjidhet pergjithmone.

Duke fol per krijimin e nje perspektive per shqiptaret ne Presheve, Bujanoc dhe Medvgeje, Kryeministri Sali Berisha ka thene: "Nje lloj ujdie me te gjithe do te ndikonte qe edhe shqiptaret e Lugines te krijojne nje te ardhme me te mire dhe me te shendoshe aty ku jane, sepse Toka ka kuptim vetem nese ka njerez, ndaj aty duhet krijuar kushtet qe te nderpriten urgjentisht te gjitha shpernguljet".

Zoti Berisha ka siguruar delegacionin e Kryesise se Keshillit Kombetar Shqiptare, se problemet e shqiptareve te Lugines se Presheves, asnjehere nuk do te hiqen nga interesi i qeverise shqiptare. Ai gjithashtu ka bere me dije se Ambasada e Republikes se Shqiperise ne Beograd, ka te gjitha autorizimet dhe kompetencat e qeverise shqiptare per te drejtuar problemet e shqiptareve qe jetojne ne kete krahine.

Takimi me Kryeministrin e Republikes se Shqiperise zotin Sali Berisha, eshte vleresuar shume konstruktiv nga perfaqesuesit e Keshillit Kombetare Shqiptare. Kryetari i KKSh-se Galip Beqiri, eshte shprehur tejet i kenaqur nga qendrimet e marra ne kete takim, e vecanerisht nga veprimet tejet operacionale te drejtperdrejta te qeverise shqiptare per qasje ne zgjidhjen e problemeve te stergrumbulluara te shqiptareve qe jetojne ne keto zona. "Republika e Shqiperise eshte shteti yne Ame dhe qendrimi i zotit Sali Berisha, karshi problemeve tona, eshte me se optimist dhe shpresdhenese se ne nuk jemi vetem, sepse kemi perkujdesjen e nje shteti i cili eshte nder faktoret relevant ne rajon dhe Bote"-ka than nder te tjera zoti Beqiri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›