E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ngjela: Ne tryeze do shkohet per kutite

Kryetari i Partise Ligj dhe Drejtesi, Spartak Ngjela, e konsideroi dje si nje progres faktin qe palet po ulen ne tavolinen e bisedimeve. Ai tha se ne bisedime jane gjithnje dy pale, deri tani palet jane ne pozicione ekstreme. "Pala jone nuk heq dore nga pozicioni i saj. Ne e konsiderojme ceshtjen e kutive si ceshtje jetike per demokracine ne Shqiperi", theksoi Ngjela. Sipas tij, ka pasur nje vale protestash, ka pasur perkrahje te gjere popullore, ka nje precedent ende negativ, qe ne nuk kemi bere nje proces zgjedhjesh brenda standardesh, atehere te gjithe palet jane unanim qe nuk duhet te hiqet dore nga hapja e kutive. Kreu i PLD ritheksoi qendrimin se ne tavolinen e neserme opozita do te shkoje per hapjen e kutive te zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›