PS: Daul u keqinformua nga Topalli, ashtu si Berluskoni
Partia Socialiste ka shprehur shqetesimin per keqinformimin e bere, sipas tyre, nga kryetarja e kuvendit, Jozefina Toaplli, ndaj kryetarit te Partive Popullore, Jozep Daul. Permes nje komunikimi per mediat, deputetja e selise roze Mimi Kodheli, tha se ajo qe kerkohet nga socialiste eshte transparenca qe ben Evropa ne raste si Shqiperia. "Jemi te keqardhur qe zoti Daul eshte i keqinformuar nga znj.Topalli, ashtu sikurse eshte i keqinformuar dhe kryeministri Berluskoni nga z.Berisha. Ne duam pikerisht transparencen qe ben Evropa ne raste si i yni, ate qe beri edhe Berluskoni ne Itali, duke hapur shume kuti per te verifikuar ligjshmerine e procesit zgjedhor", u shpreh Kodheli. Sipas saj, kerkesa e Partise Socialiste per transparence nuk ka te beje me vendimin e gjykates per mandatet. Kete kerkesa, zyrtarja e larte socialiste e cilesoi te drejte per hetimin e zgjedhjeve, duke e vleresuar si kushtetuese. "Jemi gati t'i japim fund bojkotit sapo te na garantohet kjo e drejte. Ne nuk duam te marrim pushtetin ne tavoline duke hetuar zgjedhjet e shkuara, por duam t'i japim fund grabitjes se votave nga pushteti duke garantuar zgjedhjet e ardhshme. Shqiperia evropiane, ndertohet vetem me zgjedhje evropiane", perfundoi reagimin e saj zedhenesja e Kryesise se Partise Socialiste, Mimi Kodheli. Prej fillimit te sesionit te ri parlamentar, PS ka bojkotuar parlamentin duke e kushtezuar hyrjen me hapjen e kutive. D.D