E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miqësorja me Maltën, “bilbila” turq

Shqipëri-Maltë, miqësorja ndërkomëbtare që do të zhvillohet, më 22 gusht 2007, në prag të takimit zyrtar Shqipëri-Holandë (12 shtator) për kualifikueset e Euro 2008, do të gjykohet nga skuadër gjyqtarësh turq me kryesor Ismet Arzuman. Ndihmës të tij janë Baku Tuncay Akin dhe Serkan Akarca. Takimi do të zhvillohet në Stadiumin Kombëtar "Qemal Stafa", ora 20:45.
Vitin e kaluar, po më 22 gusht, Shqipëria fitoi në transferttë ndeshjen miqësore me San Marinon (3-0) që ishte edhe para nën drejtimin e Oto Baricit. Kombëtarja jonë gjatë këtij viti ka zhvilluar edhe dy miqësore të tjera, të dyja të humbura: me Maqedoninë (0-1) në Shkodër (më 7 shkurt) dhe me Anglinë B (3-1) në Bërnli.
Shqipëria gjithsesi në ndeshjet zyrtare nuk është mundur në katër ndeshjet e fundit (2 fitore dhe 2 barazime) duke mos pësuar edhe gol për 420 minuta, qysh nga humbja me Holandën 2-1 me të cilën do të përballemi në ditën e tetë të elimnatoreve. Shqipëria ka grumbulluar 9 pikë në shtatë ndeshje duke u renditur në vendin e katërt në Grupin G pas Rumanisë (17), Bullgarisë (15) dhe Holandës (14).

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›