Morati: “Dobësia ime quhet Mesi”

Presidenti i Interit ka një dobësi: quhet Lionel Mesi. Yjet sulmit të Barcelonës u pëlqejnë shumë klubeve dhe në mënytë të vecantë atyre milaneze. Nëse Milani i ka hedhur sytë te Ronaldinjo dhe Eto'o, në fakt, Interi prej kohësh ëndërron Lionel Mesin. Dhe këtë e konfirmoi vetë drejtuesi më i lartë zikaltër gjatë një interviste të dhënë për të përditshmen sportive argjentinase "Ole". "Lojtarin që skuadra ime nuk e ka dhe që do të më pëlqente shumë ta kisha është Leo Mesi. Prej kohësh ai është dobësia ime, lojtari që më shumë se të gjithë më argëton në botë. Megjithatë, kur më thonë se Barcelona nuk do ta shesë, do të mbetet gjithmonë një ëndërr". Morarti është shumë i lidhur me futbollin argjentinas. "Idhulli im i parë ishe Anxjelilo. Mbërriti në Itali në vitin 1957, kur unë isha 12-vjec. Havier Zaneti është kapiteni perfekt, Burdiso ka personalitet midis mbrojtësve të mëdhenj, Kambiaso është një lojtar që di të bëjë të gjitha, Krespo është një bomber i pabvesueshëm, Kruz gjithmonë është i nevojshëm". Së fundi edh enjë mendim për trajnerin Kuper. "Për Hektor Kuperin kam një kujtim të bukur edhe pse nuk fitoi asgjë. I shpëtpi kampionati i vitit 2002, por nuk ishte i gjithë faji i tij. Mbetet një kampion moral".