Salihaj, në bisedime

Adem Salihaj duket se do të vazhdojë edhe një kohë të jetë deputet i Lidhjes Demokratike të Dardanisë, ndonëse ditë më parë ka dhënë dorëheqje nga posti i nënkryetarit të saj. Salihaj në të njëjtën kohë është duke biseduar me zyrtarë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për mundësinë e inkuadrimit të tij në këtë subjekt politik.
Këtë e kanë konfirmuar për Kosovapress edhe zyrtarë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, të cilët kanë thënë se ka pasur biseda ndërmjet zyrtarëve të partisë dhe të dorëhequrit nga posti i nënkryetarit të Lidhjes Demokratike të Dardanisë, Adem Salihaj, për inkuadrimin e tij në AAK.
Avni Arifi, këshilltar i kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, ka pranuar se ka pasur një takim të zyrtarëve të AAK-së me Salihajn.
“Si duket ka pasë një takim në kafe me zyrtarë të tjerë të partisë, mirëpo nuk e di se ku kanë arritur, a do të ketë diçka prej kësaj apo jo”, ka thënë Arifi.
Burimet e Kosovapressit kanë bërë të ditur ditë më parë se AAK-ja është e interesuar brenda vetes Salihajn, dhe më e interesuar duket të jetë dega e AAK-së në Ferizaj, e cila edhe ashtu nuk është aq e fortë dhe sipas këtyre burimeve, në AAK besojnë se Salihaj do të sillte të paktën tre mijë ose katër mijë vota.
Ndërkohë, Adem Salihaj do të vazhdojë të mbajë karrigen e deputetit tek ulëset e LDD-së, për aq kohë sa nuk do të vendos për hapat e tij të mëtejmë, pas dorëheqjes nga nënkryetari i LDD-së, një ditë para se kryesia e kësaj partie të zgjedhte kryesinë dhe nënkryetarët e rinj.
“Shiko, kam kontakte me shumë, jam duke diskutuar me njerëz, me aktivistë, me degë, nuk është një vendim, por biseda ka pasur gjithmonë. Me të gjitha partitë kemi komunikim”, ka thënë Salihaj për Kosovapress.
Ai ka thënë se në parim të gjitha opsionet janë të hapura, por asnjëfarë vendimi nuk ka ende.
“Ta shohim, ditëve të ardhshme do të vendosim për të gjitha këto. Jam deputet i LDD-së, gjithsesi”, tha Salihaj.
Deputeti Adem Salihaj, javën e kaluar dha dorëheqje nga posti i nënkryetarit i LDD-së, duke akuzuar kreun e kësaj partie, Nexhat Daci, për nepotizëm, për totalitarizëm, për devijim të vizionit të ish presidentit Ibrahim Rugova dhe për keqpërdorime me financat e partisë.
Po të njëjtën ditë, nga të gjitha funksionet në LDD ka dhënë dorëheqje edhe anëtari i kryesisë së kësaj partie Tomë Hajdaraj, i cili veç tjerash, ka paralajmëruar se do të ketë një numër të konsiderueshëm të zyrtarëve të lartë dhe të anëtarësisë që do ta largohet nga LDD-ja.