E Shtunë, 31 Tetor 2026

Viktima të reja të dhunës në Siri

Përleshjet ndërmjet forcave besnike të presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad dhe kryengritësve të armatosur në qytetin Rastan, kanë lënë të paktën 23 ushtarë të vrarë dhe dhjetëra të plagosur.

Lajmin e kanë bërë të ditur aktivistët për të drejtat e njeriut, ndonëse ai nuk ka mundur të konfirmohet në mënyrë të pavarur.

Sipas burimeve të njëjta, tre transportues të trupave janë shkatërruar po ashtu gjatë përleshjeve.

Në rrafshin diplomatik, ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian janë pajtuar të vendosin sanksione të reja kundër regjimit të Assadit.

Siria është në konflikt që në mars të vitit të kaluar. Protestuesit kërkojnë largimin nga pushteti të Assadit, ndërsa OKB-ja ka vlerësuar se që nga fillimi i konfliktit janë vrarë mbi 9 mijë njerëz.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›