E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shaqiri: Nuk është fundi i botës

shaqiriXherdan Shaqiri ka qenë  tepër i zhgënjyer dhe i nervozuar pas barazimit të helvetëve me Qipron në Nikosia. Mesfushori shqiptar, që mbron ngjyrat e kombëtares zvicerane, ka shprehur mërzinë e tij për rastet e humbura në ndeshjen e të shtunës, megjithatë nuk ka dashur të dramatizojë situatën duke bërë thirrje për qetësi.

Nuk është fundi i botës nëse barazuam. shprehet Shaqiri, i cili vetëm një ditë përpara ndeshjes ishte shprehur i kënaqur me nivelin e ekipit. Jemi akoma në garë për vendin e parë, por nuk duhet të harrojmë një gjë.

Jemi akoma Zvicra dhe nuk mund të pretendojmë të fitojmë çdo ndeshje. Gjithsesi mundësitë i patëm dhe mund ta kishim çuar ndeshjen 1-0, 2-0 dhe më shumë akoma po ti kishim shfrytëzuar mundësitë. Ndërsa, i pyetur dhe për rastet e humbura, lojtari i Bajernit të Mynihut ka shpjeguar sesi i ka humbur ato dy raste. Nuk arrij ta shpjegoj si i humba ato rastet.

Në rastin e parë, e morra topin pak keq dhe isha më i avancuar ndërsa në të dytin, nuk prisja  që topi të vinte tek unë, dhe u gjenda disi i befasuar. Në stërvitje, unë realizoj nëntë nga dhjetë mundësi të njëjta me ato të ndeshjes. Gjithsesi, duhet të shikojmë përpara, të paktën nuk humbëm. ka mbyllur prononcimin e tij 21-vjeçari Shaqiri,

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›