Salihi, akord me CSKA-në e Sofjes
Hamdi Salihi do të veshë fanellën e CSKA-së së Sofjes në edicionin e ardhshëm. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat bullgare, të cilat kanë lajmëruar se futbollisti ka arritur akordin me kampionët e Bullgarisë, duke u bërë blerja e parë e klubit për sezonin e ri. Sulmuesi shqiptar ka firmosur vetëm një parakontratë me CSKA-në, pasi drejtuesit e këtij klubi duhet të gjejnë akordin me austriakët e Riedit, të cilët kanë aktualisht në zotërim kartonin e futbollistit. Nuk dihet ende shuma që do të paguajë ekipi bullgar për të siguruar shërbimet e futbollistit shqiptar, por mendohet që vlera e kartonit të tij të jetë rreth 800 mijë euro.
Menjëherë pas ndeshjes mes Shqipërisë dhe Polonisë, Salihi ka udhëtuar drejt Austrisë. Lojtari u ka kërkuar leje drejtuesve të Riedit për të filluar bisedimet me klube të tjera, duke bërë të qartë se dëshironte të ndryshonte kampionat dhe të bëhej pjesë e një skuadre më cilësore. Pasi ka marrë lejen nga klubi, Salihi bashkë me menaxherin e tij (përfaqësuesi i kompanisë "ARP Sportmarketing" që menaxhon edhe Altin Lalën), është takuar me drejtuesit e CSKA-së së Sofjes, të cilët po interesoheshin prej disa muajsh për futbollistin shqiptar. Pas bisedimeve mes palëve, Salihi ka pranuar kushtet që i ka ofruar kampionia e Bullgarisë, i tërhequr nga fakti se do të luajë në një prej skuadrave më të suksesshme të futbollit evropian dhe pjesëmarrëse në Ligën e Kampioneve. Si rrjedhojë, ai ka firmosur edhe një parakontratë me CSKA-në, të cilës pritet t‘i bashkohet sapo ekipi bullgar të arrijë akordin me Riedin për shitjen e lojtarit. Salihi iu bashkua Riedit në janarin e vitit 2007, kur u largua nga Tirana për të provuar një eksperiencë në kampionatin austriak.
Ai u kthye menjëherë në liderin e sulmit të Riedit, duke e ndihmuar me golat e tij këtë skuadër që të shpallej nënkampione e Austrisë dhe të siguronte pjesëmarrjen në Kupën UEFA. Në sezonin e tij të dytë te Riedi, Salihi shënoi 12 gola në kampionat dhe katër në Kupën UEFA, por skuadra u shfaq shumë larg pretendimeve, duke bërë që sulmuesi të kërkonte një skuadër më konkurruese. CSKA-ja e Sofjes ka shprehur interesim për lojtarin që në periudhën kur ai luante për Tiranën. Salihi luajti në Ligën e Kampioneve kundër ekipit bullgar në verën e vitit 2006, ndërsa sulmuesi ishte ndër lojtarët më të mirë në fushë. Interesimi i bullgarëve u rrit pas paraqitjes së shkëlqyer që sulmuesi zhvilloi në ndeshjen Shqipëri-Bullgari, ku u aktivizua si titullar, duke rrezikuar disa herë portën bullgare. Si rrjedhojë, me rihapjen e merkatos së futbollistëve, CSKA-ja vendosi të konkretizonte interesimin me një ofertë për futbollistin, i cili ka pranuar dhe tashmë pret vetëm që Ried të bjerë dakord për çmimin e shitjes së tij. Me konkretizimin e këtij transferimi, Salihi do të luajë në Ligën e Kampioneve në edicionin e ardhshëm, pasi CSKA-ja e Sofjes do të jetë pjesëmarrëse në turin e dytë të këtij aktiviteti.