E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasani, vëllezërit Nuhiu kundër Lazes

Dy nga futbollistët më të spikatur të Elbasanit në këtë sezon, vëllezërit Arben dhe Ardian Nuhiu, kanë dalë hapur kundër presidenti të verdhebluve, Arben Laze. Lojtarët kanë bërë të ditur se nuk kanë marrë këstet e plota të kontratave të tyre dhe se dëshironin që të paguheshin rregullisht për atë që kishin dhënë në fushën e lojës. Sipas burimeve nga klubi verdheblu, dy lojtarët nuk do të jenë pjesë e skuadrës për edicionin e ardhshëm dhe drejtuesit e klubit kanë anashkaluar faktin se u detyrohen atyre një shumë të konsiderueshme. Kjo ka sjellë edhe reagimin e lojtarëve, të cilët të irrituar kanë kërkuar të drejtat e tyre. "Jam shumë i indinjuar për veprimin e presidentit Laze. Pretendimet e tij janë absurde, që unë nuk marr aq lekë sa pretendoj, sepse nuk kam luajtur shumë. Unë kam luajtur aq sa më takojnë lekët e plota, sepse sa herë kam luajtur, skuadra ka fituar", u shpreh Arben Nuhiu në një prononcim të dhënë për "albaniasoccer.com".



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›