E Shtunë, 31 Tetor 2026

Salihi dy gola në portën e Matersburg

Hamdi Salihi vazhdon të shkëlqejë me Riedin në Bundesligën austriake. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka shënuar dy gola në ndeshjes që skuadra e tij fitoi 4-0 në shtëpi kundër Matersburgut. 25-vjeçari ka pritur 37 minuta për të realizuar rrjetën e parë, ndërkohë që Ried kishte kaluar në avantazh në të 24-ën me Rodriguez-Ortiz. Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me shifrat 3-0, pasi Dreshel siguroi virtualisht fitoren kur kronometri tregonte 41 minuta lojë. Në fraksionin e dytë, Salihi shënoi edhe golin e dytë personal e të katërtin të takimit në të 59-ën. Për ta frenuar shkodranin duhej vetëm ndërhyrja e trajnerit Pol Gludovatz, që e zëvendësoi në të 78-tën. Me dygolëshin e realizuar dje, sulmuesi është ngritur në kuotën e 11 rrjetave në kampionat, në 26 ndeshje sezonale të luajtura.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›