E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tifozët e Bylisit, ovacione për Besën

Realiteti shqiptar ka treguar se është shumë e rrallë që tifozët të duartrokasin ekipin kundërshtar. Të paktën kur në fushë nuk ka kompromise dhe të gjithë aktorët luajnë për të fituar. I njëjti realitet ka treguar edhe se kur mungon impenjimi dhe skuadrës vendase i falen tri pikë, nga tribunat nuk mungojnë ovacionet e përshëndetjet për miqtë, që ndoshta në ndonjë rast tjetër do të ishin goditur me sende të forta. Kjo ishte skena që u pa dje në stadiumin "Adush Muça" të Ballshit, ku në përfundim të 90-minutëshit, mbështetësit e Bylisit duartrokitën lojtarët e Besës. Emri i ekipit kavajas buçiste në stadium për faktin e thjeshtë se ata nuk bënë asgjë që të evitonin humbjen me ekipin e vendit të fundit.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›