E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama Duan te me shkaterrojne

Pas humbjes se pritshme Presidenti amerikan deklaron se eshte i hapur per bashkepunim me republikanet por pa hequr dore kurrsesi nga reformat qe ka ndermarre

Reforma e shendetesise rregullat e reja financiare ekologjia edhe nga sa reforma te tjera duhet qe te heqe dore Barak

Qe nga dita e djeshme per Obamen dhe demokratet nis nje loje e veshtire. Presidenti do te perfshihet shume shpejt ne nje duel te gjate qe do te zgjase 2 vjet nje duel qe do ta shohe te perfshire me te djathten pra me republikanet qe tashme jane shume te forte ne Kongres.

Njeherazi duke filluar nga dita e sotme nis edhe fushata e re zgjedhore per presidencialet e vitit 2012. Qe sot e ne vazhdim cdo veprim i duhur apo i gabuar do te kete pasojat e tij te drejtperdrejta ne keto zgjedhje.

Duan te me shkaterrojne ka deklaruar Presidenti Obama ne nje interviste radiofonike ndersa votimet kishin nisur. Por me pas shtoi se eshte i gatshem qe te bashkepunoje me republikanet por pa hequr kurrsesi dore nga parimet dhe reformat e tij.

Po a do te sjelle kjo perplasje e pritshme se afermi pasoja te tilla si ajo e vitit 1995 kur Bill Klinton atehere Presidenti i Shteteve te Bashkuara kishte perballe nje shumice republikane ne Kongres qe drejtohej nga Newt Gingrich Edhe sot e kesaj dite republikanet vazhdojne qe te kene te njejtin objektiv si atehere pra ate te uljes se financimeve per shtetin social. Dhe per kete republikanet kane ne dispozicion te tyre armen atomike qe mund te perdorin ne fillim te janarit vota ne lidhje me catine e borxhit publik. Ne shkurt te ketij viti limiti u ngrit ne 14 300 miliarde por kjo mund te ndryshoje shume shpejt sepse shumica ne kongres mund te bllokoje ligjet e shpenzimeve. Republikanet duhet qe te respektojne premtimin qe u kane bere zgjedhesve per te reduktuar 150 miliarde dollare te deficitit.

Per sa i perket Obames ai duhet te cedoje ne ndonje pike. Nuk do te ishte ne te miren e tij qe ai te shfaqej si nje demokrat i vjeter stalinist dhe supershpenzues etikete qe ia kane vene se fundi nje pjese e elektoratit demokrat te moderuar. Obama ka tashme ne duar reduktimet ne masen 55 ne te gjitha zerat e shpenzimeve publike qe nuk jane thelbesore. Ai eshte i gatshem qe te beje kompromise edhe per sa u perket manovrave fiskale qe prekin te pasurit sigurisht perkohesisht derisa ekonomia ta kete rimarre veten. Por mund te heqe dore edhe nga 50 miliardeshi i parashikuar per shpenzime publike ne fushen e transportit. A do ti beje apo jo keto leshime kjo vlen per tu pare por eshte e qarte tani se Obama duhet qe te gjeje nje ekuiliber qe ne fakt eshte shume delikat. Behet fjale per ruajtjen e klimes qe favorizon rimarrjen ekonomike te vendit dhe kjo pa i bere njerezit qe te paguajne nje cmim shume te larte.

Klinton ne vitin 1994 luajti nje politike shume fleksibel. Ai alternoi shkopin me karoten pra diplomacine me masat e ashpra dhe te rrepta ne menyre qe te arrinte objektivat e vet me nje shumice republikane ne kongres e cila e kundershtonte per cdo gje. Keshtu per shembull reforma e tij e shtetit social e shumeperfolur u perball me shume kerkesa te se djathtes disa prej te cilave u desh qe ti pranonte. Deri me tani Obama ka deklaruar se ai nuk do te terhiqet nga idealet dhe reformat e tij dhe se do te luftoje deri ne fund per te pare te realizuar vizionin. Ai do te perdore veton presidenciale nese e djathta do te tentoje qe te vere per cdo gje shkopinj ne rrota ne reformat e tij me te medha. Per sa i perket reformes ne shendetesi republikanet kane deklaruar se do te bejne ceshte e mundur qe ta kthejne mbrapsht. Por a do tia dalin veshtire ta thuash sepse lufta do te zhvillohet e ashper dhe dhembe per dhembe. Obama do te mbroje me mish e me shpirt edhe reformen e tij financiare me te madhe e ndermarre nga qeveria amerikane qe pas krizes se viteve 30. Mbi te gjitha Obama do te mbroje dhe te do vazhdoje te luftoje per krijimin e nje autoriteti te ri per mbrojtjen e konsumatoreve nga abuzimet e bankave dhe institucionet e tjera financiare. Edhe kjo reforme qe bie ndesh me interesat e shume republikaneve te pasur eshte ne objektivin e tyre per ta shperbere apo dobesuar sa me shume qe te jete e mundur. Vetoja presidenciale mund te jete e dobishme madje mund te jete nje domosdoshmeri edhe per te bllokuar nje sere ligjesh antisindikaliste qe ndodhen ne axhenden e republikaneve. Per te shperblyer ndermarrjet e medha qe i fninancuan me shume bujari gjate fushates elektorale republikanet e rinj senatore dhe kongresmene duan qe tu ngrene pengesa sindikalisteve per tua pakesuar fuqine dhe forcen e kundershtimit. Po cfare mund te ndodhe me marredheniet tregtare me Kinen Ndoshta ky do te ishte momenti ideal per nje aleance transversale. Sindikatat dhe levizja Tea Party kerkon proteksionizmin.

Ndersa per sa i perket ceshtjes te vendosjes se nje limiti per emetimin e gazeve te demshme nuk ka shanse. Obama ka hasur gjate gjithe kohes ne kundershtimet e ashpra dhe te vazhdueshme te lobit te industrialisteve qe kishin arritur madje ti krijonin Obames probleme dhe brenda partise se tij.

Terreni ku pritet te jete gjithcka me e lehte mund te jete politika e jashtme Republikanet madje ne nje mase me te madhe se vete demokratet e kane mbeshtetur shtimin e trupave amerikane ne Afganistan si dhe kane qene vazhdimisht pro pershkallezimit te luftimeve ne ate vend. Nderkohe ekziston nje divergjence totale per sa i perket procesit te paqes ne Lindjen e Mesme. Per te djathten Obama eshte nje islamik dhe madje dyshohet per simpati me te medha sec duhet ndaj palestinezeve cka bie ndesh me politiken e deritanishme dhe madje tradicionale te republikaneve qe ka qene gjithmone e orientuar nga izraelitet. Dhe ky i fundit duke filluar nga dita e sotme ka nje mbeshtetje me te madhe ne Kongres.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›