Qeveria e renies
Poshte qeveria rrofte qeveria. Apo ndoshta rrofte qeveria poshte qeveria Kete do ta marrim vesh pas zgjedhjeve te ardhshme. Mirepo synimi i seances se Kuvendit te Kosoves te marten qe shkoi ishte poshte qeveria ne menyre qe te rroje qeveria. Teater i keq gjithsesi. Mbase nuk kane faj qytetaret e Kosoves qe shikojne telenovela latino-amerikane. Ato jane megjithate me te mira sesa ky teater i keq. Ne vend qe ta perdore nje tjeter parti si mashe ish-kryeministri Thaci ka mundur te jape doreheqjen. Asisoj shume me shpejt e kollaj do ta kishte arritur efektin e njejte renien e qeverise. Mirepo jo. Kryeministri nuk kishte deshire te jepte doreheqje. Ai eshte mesuar ta heqe e vere dike tjeter por edhe te hiqet e vihet vete ai nga dikush tjeter. Doreheqja do te ishte nje akt moral dhe sovran. E nuk ka asgje me larg ish-kryeministrit Thaci sesa te qenit i moralshem e sovran.
Thaci kishte vetem dy halle. Si te binte qeveria ne menyre qe te provokoheshin zgjedhje parlamentare te jashtezakonshme dhe njekohesisht te mos fajesohej vete ai per tere kete. Meqe sjepte dot doreheqje ai perdori nje parti formalisht opozitare qe ta propozoje kete mocion mosbesimi. Skenari i keq dhe aktoret e keqij tashme ishin percaktuar. Rendesi kishte qe regjia e ketij teatri te keq te ishte e mire.
Mocioni i mosbesimit ndaj qeverise ne fakt ishte mocion i besimit ndaj qeverise. Ata qe i besuan Thacit qe do ti marre ne qeverine e ardhshme mu ata u shprehen mosbesues ndaj qeverise se tij te deritanishme. Ky mocion nuk ishte per te pasur nje qeveri tjeter por per te pasur PDK-ja nje tjeter partner koalicioni ne qeveri. Ata qe e iniciuan dhe votuan mosbesimin ndaj qeverise ne te vertete po i besonin asaj si askush tjeter dhe si asnjehere tjeter. Nuk ishte qellimi qe te zevendesohej qeveria por qe te zevendesohej partneri qeverises i PDK-se. Eumlshte e qarte qe PDK-ja deshi qe te binte kjo qeveri pasi u kishte premtuar atyre qe do ta rrezonin se do ti merrte ne qeverisjen e ardhshme pas zgjedhjeve te jashtezakonshme. Ata qe votuan kunder qeverise jane te njejtit qe shpresojne se do ta votojne qeverine e ardhshme. Mirepo ata qe i ndihmuan Thacit duket qe kane harruar qe ai i ka lene ne balte edhe koleget e tij partiake dhe se afati i perdorimit do tiu skadoje pas besimit te ketij mosbesimi.
Me varferine e papunesine ne rritje me negociatat e paralajmeruara me Serbine me privatizimin e ndermarrjeve fitimprurese publike PDK-ja nuk do te arrinte ta kalonte pragun zgjedhor ne vjeshten e vitit 2011 kur eshte dashur te mbahen zgjedhjet e rregullta parlamentare. Duke qene i vetedijshem per rritjen e zemerimit te qytetareve qe jane te zhgenjyer si asnjehere me pare ne keto vitet e pasluftes dhe duke e ditur qe eshte shnderruar ne vegel te privatizimit neoliberal dhe negociatave kronike me Serbine Thacit sigurisht se po i ngutet. Prandaj ish-kryeministri Thaci mundohet te shpetoje cfare ende eshte e mundur te shpetohet per veten e tij. Shpetimi i tij dhe i partise se tij eshte gjithsesi ne llogari te shtetit te Kosoves dhe te popullit te saj. Ne Kosove nuk eshte Thaci ai qe duhet shpetuar por populli i Kosoves. Dhe ky shpetim aktualisht e ka kuptimin edhe te shpetimit te Kosoves prej Hashim Thacit. Arsyetimet e turbullta te Thacit jane simptome e pafajesise se pamundur te tij.
Pas ish-presidentit Sejdiu Kosova u be edhe me ish- kryeminister Thacin. Regjimi ne fuqi me gjase u frikesua se mos qytetaret deri ne shkurt te vitit te ardhshem do te mesohen teper gjate pa president dhe do te nisin te mendojne se ben edhe pa te. Tash i lane institucionet e shtetit edhe pa Kryeminister ne menyre qe sa me shpejt te mbahen zgjedhjet dhe te nderpritet pershtatja e qytetareve me gjendjen e pa-president. Por ne javet ne vijim qytetaret do te nisin te mesohen edhe pa Kryeministrin Thaci sikurse u mesuan pa Presidentin Sejdiu. Porta e ndryshimeve po hapet.